‘Tahiri’,avokatja Bozheku: Kërkesa
e Prokurorisë për arrestim e nxituar

Avokatja Enida Bozheku, tashmë e përfshirë në çështjen e diskutimeve mbi imunitetin e ish-ministrit Saimir Tahiri me komentet e saj, e ftuar në studion e Report Tv theksoi edhe njëherë se Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për arrestimin e Tahirit, ndërsa e cilësoi kërkesën për arrestimin  e tij si një nxitim të pafalshëm.

"Them që Prokuroria ka gabuar në kërkesën për arrestim me burg sepse provat janë interpretuese. 416 faqe që mbahen në dosje si mundet Prokuroria të arrijë të përkthejë në tre dit një dosje kaq voluminoze? Prokuroria duhet të merrte kohën e saj dhe më pas ti interpretonte. Nxitimi i prokurorisë është i pafalshëm”, tha Bozheku.

Bozheku ka komentuar edhe provën e re të paraqitur ditën e sotme nga Prokuroria në lidhje me dëshminë e një polici i cili ishte ulur në kafe me një nga vëllezërit Habilaj, dh ese ky i fundit i kishte pohuar se ishte kushëri me Tahirin. Sipas avokates kjo nuk përbën kurrsesi provë.

Kush është jurist e din mirë që kjo nuk bën provë. Ai mund ta ketë thënë për mburrje. Çfarë do të thotë kjo? E konsideroj absurde që kjo të paraqitet e të merret si provë. Edhe gjykata e Catanias e përmend këtë elementin e mburrjes. Kjo nuk do të thotë që ky person është i përfshirë direkt. Nëse duam të arrestojmë me burg dikë duhet një deklaratë.”, tha Bozheku. 

Pjesë nga intervista:

Si e shihni qëndrimin e Prokurorisë?

M e sa po shoh sekreti hetimorë ka rënë, dhe mendoj që ka një nxitim nga ana e Prokurorisë për kërkesën për arrestim. Them që Prokuroria ka gabuar në kërkesën për arrestim ,me burg sepse provat janë interpretuese. 416 faqe që mbahen në dosje si mundte Prokuroria të arrijë të përkthejë në tre dit një dosje kaq voluminoze? Prokuroria duhet të merrte kohën e saj dhe më pas ti interpretonte.

Dua ti referohem masave të dhëna nga Gjykata e Catanias. Ju keni thënë se përgjimet ku të tretët të përmendnin emrin është interpretim jashtë loje, pse mendoni kështu?

Këta subjekte mund ta kenë ditur që kanë qenë në përgjime dhe mund ta kenë përdorur emrin e Tahirit për mburrje. Në përgjime ka disa pasazhe që të bëjnë të mendosh se ata e dinin.

Po fakti që ishin fikur radarë?

Kjo është një organizata kriminale. Ata kanë rrjetin e tyre nëpërmjet korrupsionit dhe mund të kenë akses edhe në strukturat e ulëta. Në përgjime ata mund të thonë shumë gjëra, por duhet të vihen në kontekst.

Sot në seancë Prokuroria ka paraqitur provë që një oficer i policisë së Vlorës është ulur me një nga vëllezërit Habilaj dhe i ka thënë se ka kushëri Saimir Tahirin

Kush është jurist e din mirë që kjo nuk bën provë. Ai mund ta ketë thënë për mburrje. Çfarë do të thotë kjo? E konsideroj absurde që kjo të paraqitet e të merret si provë. Edhe gjykata e Katanias e përmend këtë elementin e mburrjes. Kjo nuk do të thotë që ky person është i përfshirë direkt. Nëse duam të arrestojmë me burg dikë duhet një deklaratë.

Ju keni folur për kërkesën e Prokurorisë, sipas jush ka doza të implikimit politikisht të organit të akuzës?

Edhe prokurorët janë njerëz dhe ata në gjithë këtë presion kanë emocionin e tyre. Mund të interpretohet nga një lloj tifozlliku që të kenë një lloj influence. Nxitimi i prokurorisë është i pafalshëm

Keni thënë që Tahiri po ofrohet si “kokë turku” pse mendoni kështu?

Ne jemi në  prag të vettingut. “Kokë turku” sepse ka nj lidhje simbiotike mes politikës dhe reformë në drejtësi. Provat janë shumë sensibël. Tahiri është pjesë e një procesi që sapo ka nisur. Nuk janë rastësi këto që po ndodhin në Shqipëri. Ky është vetëm fillimi. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com



Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti