Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka komentuar lajmin më të fundit, kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Përmes një postimi në ‘Facebook”, Koçi thumbon kryedemokratin Lulzim Basha, i cili kërkoi arrestimin e menjëhershëm të Tahirit.

Zv.ministri sulmon ashpër Bashën, teksa shkruan se ish-ministri që ia hodhi drejtësisë, kërkon dënimin pa gjyq të ish-ministrit Tahiri.

“Lajmi i ditës: Basha, ish-ministri që ja hodhi drejtësisë, kërkon dënimin pa gjyq të ish-ministrit Tahiri”, shkruan Koçi.

koci 1

(Mesazhi i Koçit për Bashën)

Ndërkohë, në një reagim të dytë po në ‘Facebook’, zv.ministri Koçi deklaron se akuzat ndaj Tahirit nuk janë larje e mëkateve korruptive të opozitës.

“Akuzat ndaj Tahirit nuk janë larje e mëkateve korruptive të opozitës”, shkruan më tej Petro Koçi.

koci 2

(Postimi i Koçit për Tahirin)

d.c./shqiptarja.com