‘Territori’, Moisiu dhe Meidani:
Nuk ka kohë, bëni konsensus
Forumi Civil 2010 i mbledhur nën drejtimin e dy ish-presidentëve Alfred Moisiu e Rexhep Meidani u shpreh dje se ndjek me vëmendje nisjen e reformës administrative–territoriale.
TIRANE- Forumi Civil 2010 i mbledhur nën drejtimin e dy ish-presidentëve Alfred Moisiu e Rexhep Meidani u shpreh dje se ndjek me vëmendje nisjen e reformës administrative–territoriale. “Keqardhje do të shkaktonte mbajtja në vazhdimësi e pozicionit refuzues nga forca politike të caktuara, sepse mosgjetja e gjuhës së përbashkët për të filluar projektin e ndarjes së re administrative-territoriale do binte ndesh me aspiratat e popullit tonë për një zhvillim sa më të shpejtë të vendit e integrimin e tij. Stopimi i ritmeve në realizimin e reformës do vinte në pikëpyetje dhe marrëveshjet konkrete të bashkëpunimit për këtë qëllim me SHBA, me Suedinë, Zvicrën e PNUD”, thuhet në deklaratë.
“Vëmë në dukje dëmin që u sjellin interesave të gjithë popullit mbyllja e partive në qarkun vicioz të interesave të veta të ngushta politike, në vend që të arrijnë sa më parë konsensusin e domosdoshëm veçanërisht për reformën administrative-terrritoriale”, thotë deklarata. Sipas tyre s’duhet harruar se fushata elektorale për zgjedhjen e organeve të pushtetit vendor, parashikuar për t’u zhvilluar në 6 mujorin e parë 2014, jo vetëm që do të ndërvarej organikisht nga miratimi dhe zbatimi i ligjit për ndarjen e re territoriale, por edhe se në këtë kuadër do të duhej të përmirësoheshin në afate kohore të ngushta disa dispozita të Kodit, sipas problemeve të lindura nga përvoja e deritanishme dhe nga rekomandimet konkrete të
OSBE/ODIHR.
Forumi Civil 2010 bën thirrje për funksionimin me ritme të shpejta të komisionit, duke kujtuar përmbushjen e një detyrimi kushtetues përpara miratimit në Kuvend të projektligjit përkatës. “Duhen përjashtuar kryqëzimet politike. Detyra e kësaj tryze nuk është zgjidhja e problemeve dhe kontradiktave por t’i bëjmë thirrje atyre që e kanë për detyrë të ulen dhe të bëjnë atë që u takon”, tha Moisiu. “Duhet konsensusi i gjithanshëm qytetarë dhe politikë për ta realizuar me sukses këtë reformë”, tha Rexhep Meidani.
Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu tha se “Ky komision është e nevojshme të funksionojë, sepse është një nevojë praktike që të mund të kemi komision për zhvillimin e reformës. Qëllimi përfundimtar është ë kemi përmirësime në të gjitha ato shërbime më të përmirësura e më demokratike që do t’u ofrohen qytetarëve”, tha Arvizu.
Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.6%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 728
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56