Operacioni i koduar “Udhëtimi” ka vënë në pranga 5 persona të kapur në flagrancë si pjesë e një grupi të organizuar të cilët kanë rezultuar si të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Nga operacioni janë arrestuar në flagrancë në qytetin e Korçës shtetasit:  Adrian Lile, vjeç 38, banues në Tiranë, Enver Lika,  vjeç 26, banues në fshatin Gjorm – Laç, Altin Kodra, vjeç 22 , banues në Çermë – Lushnje, Leonard Qesari, vjeç 40,banues  në Tiranë, Bujar Qesaraka,vjeç 47,  banues në Tiranë.
 
Ndërkohë po në vijim të operacionit, në Tiranë, nga Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u bë kapja dhe arrestimi edhe i dy pjestarëve të tjerë të grupit: Gjergjo Gjoka, 33 vjeç banues në Lezhë, Platin Bodi ,32 vjeç banues në Durrës.
 
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 23 kg e 443 gr lëndë narkotike  e dyshuar  “Canabis Ssativa”, 6 aparate telefonik celular, 90  Euro,10.000  lekë të reja si dhe 2  automjete.
 
Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për hetime të mëtejshme për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentative” dhe “Grup i struktuar kriminal”. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)