‘Viti i Skënderbeut’,Rama:Ja vendimi 
i durrsakëve në prag të pavarësisë

‘Viti i Skënderbeut’,Rama:Ja vendimi <br />i durrsakëve në prag të pavarësisë<br>
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer rubrikës “amarcord”, në profilin e tij në facebook. Një ngjarje të ndodhur më 26 nëntor të vitit 1912, është sjellë në vëmendje nga Rama, ngjarje ku paria e qytetit të Durrësit vendosi për të dërguar përfaqësuesit e saj në kuvendin e Vlorës.

Një dokument i cili ishte firmosur edhe nga stërgjyshi i kryeministrit, Kristaq Rama, element të cilin Rama e evidenton në fund të postimit.

Postimi i Kryeministrit Rama:

“AMARCORD  Viti i Skënderbeut

Dëshiroj ta çel këtë Amarcord të Vitit të Skënderbeut me dërgesën fjalë për fjalë të një të pasionuari të kësaj kronike, të cilin e falenderoj përzemërsisht për mesazhin e tij:

Me kërkesë të Ismail Qemal Vlorës dhe e gjetur para rrezikut të pushtimit të qytetit nga ushtria serbe, paria e Durrësit vendosi më 26 nëntor të vitit 1912 të nënshkruaj Aktin e Përfaqësimit dhe të delegoj përfaqësuesit e Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Fill më pas ata ngrejnë flamurin kombëtar në selinë e mytesarifit.

Bashkëngjitur Akti i Përfaqësimit të Durrësit

(Një nga firmëtarët e aktit është edhe Kristaq Rama i Vjetri:-)”, shkruan Rama.

rama
  (Akti i Përfaqësimit të Durrësit postuar nga Kryeministri)

 

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje