Prej fillimit të muajit shtator në të gjithë vendin ka nisur nga Policia e Shtetit operacioni ‘Vjeshtë 2017’ i cili ka për synim sekuestrimin e të gjitha pasurive të cilat dyshohet se janë vendosur në mënyrë të paligjshme. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA po vijojnë prej disa ditësh në të gjithë vendin aksionin për kontrollin dhe bllokimin e automjeteve luksoze që dyshohet se janë siguruar nga të ardhura me veprimtari kriminale.
Në një postim të fundit në rrjetin social facebook, Ministria e Brendshme ka bërë bilancin e të gjitha pasurive të sekuestruara ku përfshihen apartamente, makina luksoze, aktivitete biznesi etj.
Në njoftimin e policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme janë konfiskuar deri tani:
• 79 apartamente,
• 25 njësi tregtare
• 84 automjete
• 26 aktivitete biznesi
• 1 pallat 11-katësh
• 2 anije peshkarexha
• 53.585 metra katrorë tokë
Operacioni ‘Vjeshtë 2017’ deri më tani është shtrirë në qytetet e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës,Vlorës, Berat, Fier.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO