Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu vazhdoi me komentet e forta sa i përket çështjes së Kryeprokurorit. Lu tha se duhet t’i jepet fund epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron të korruptuarit.
/Shqiptarja.com
“Politika të lërë mënjanë mosmarrëveshjet për çështjen e Kryeprokurorit. Palët të bien dakord për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm. Sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Të dyja palët duhet t’i japin fund epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar”, tha Donald Lu.
Ambasadori i bëri komentet gjatë një konference të organizuar nga Avokati i Popullit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO









