Ambasadori amerikan Donald Lu foli shqip me një gjuhë të ashpër ndaj Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla gjatë një tryeze të Shoqërisë Civile.
Lu u shpreh se Llalla po punon kundër Reformës në Drejtësi. “Prokurori i përgjithshëm për më shumë se 18 muaj ka folur vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër reformës në drejtësi”.
Ambasadori i SHBA-vë deklaroi sot se gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen t'i vjedhin zgjedhjet e ardhshme, reformën në drejtësi dhe ekonominë e vendit, ndaj shoqëria civile dhe mediat duhet të jenë syçelur.
Por menjëherë, as një orë nga deklarata e fuqishme e Lu, me një fjalim tepër të gjatë, që besohet se ishte përgatitur më herët, u kundërpërgjigj kryeprokurori.
Me zërin e shefes seë kabinetit të institucionit, Llalla jo vetëm përgjigjet por i shpall 'luftë' ambasadorit të SHBA duke e akuzuar për shantazhe dhe presione, ndërsa thekson se ambasada para pak ditësh i ka anuluar edhe vizën për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prokurori i Përgjithshëm i hodhi poshtë akuzat se ka penguar reformën në drejtësi.
Ndërsa Lu theksoi se Llalla dhunoi Kushtetuten kur dërgoi vetem 3 emra për shortin në KED, Prokuroria i cilëson hakmarrje personale sulmet e Lu ndaj Llallës, ndërsa thotë se ambasadori i SHBA ka bërë presione për disa dosje që ka pasur interes.
“Pra nuk hezitojmë të shprehemi se kjo sjellje e Lu është personale për interesa personale”, tha zëdhënësja e Prokurorisë.
Duke e quajtur, 'sorosian', Kryeprokurori thotë se nëse Donald Lu është mësuar të jetë zot në politikën shqiptare nuk mund ta realizojë këtë edhe në prokurori.
Llalla se deklaratat e sotme janë një sulm i hapur paprecedent i një diplomati ndaj prokurorisë së përgjithshme dhe janë në vazhdën e një serie shantazhesh dhe presionesh të mëparshme, për të cilat është njoftuar presidenti i Republikës.
Donald Lu: Llalla 18 muaj kundershtoi Reformen ne Drejtesi, dhunoi Kushtetuten
Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka lëshuar sot akuza të forta kundër Kryeprokurorit Adriatik Llalla në tryezën të Shoqërisë Civile ‘Pjesëmarrja e qytetarëve në Demokraci’ ku e pranishme ishte edhe Romana Vlahutin.
Donald Lu deklaroi se kryeprokurori Llalla dhe prokurorët kanë 18 muaj që shprehen kundër Reformës në Drejtësi.
Ai theksoi se Prokuroria e Përgjithshme tentoi sekuestrimin e serverit të ILDKP, që është jetik për Vettingun, ndërsa në shortin e hedhur për KED shkeli ligjin, pasi dërgoi vetëm tre emra për tre institucione dhe jo listën si të gjithë institucionet e tjera duke dhunuar Kushtetutën e re të Shqipërisë.
"Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi sy shqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe gjithcka e tjetër në ekonominë e vendit.
Prokurori i Përgjithshëm ka folur për më shumë se 18 muaj kundër Reformës në Drejtësi, prokurorët u përpoqën të sekuestronin serverin e ILDKP, që është jetik për Vettigun.
Në shortin e hedhur për KED, Prokurori veproi në shkelje të frymës së Kushtetutës së re duke e dhunuar.
Kushtetuta thotë se anëtarët duhet të zgjidhen me short, por prokurori dërgoi vetëm tre emra për tre poste pa transparencë" tha ai.
Ambasadori i SHBA paralajmëroi se në Shqipëri do të vijnë gjykatës e prokurorë nga SHBA e BE për të monitoruar procesin e Vettingut, ndërsa të gjithë emrat e zgjedhur nga shorti për KED duhet t'i nënshtrohen Vettingut.
"Ndërkombëtarët do të mbështesin përpjekjet e tyre, javën e ardhshme do të vijnë prokurorë dhe gjykatës nga SHBA dhe BE për monitorimin.
Do të ndihmojmë vendin për kandidatët për procesin e Vettingut dhe do të monitorojnë cdo proces të Vettingut për të mos lejuar anësinë politike, korrupsionin dhe paaftësinë", deklaroi ai.
Në fund deklaratën e tij ambasadori Donald Lu e mbylli duke theksuar se SHBA i ka sytë nga Shqipëria, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët që të jenë vigjilentë për të parandaluar që njerëz të fuqishëm të kapin drejtësinë.