Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry la Tiranën pas 4 orë takime me liderët politikë në vendin tonë. Në vizitën e tij të parë në Shqipëri zyrtari i lartë amerikan u prit në aeroport nga presidenti Bujar Nishani dhe ambasadori amerikan i akredituar në Tiranë, i cili nuk e ka "braktisur" Kerry-n as në largim.
Donald Lu e ka shoqëruar Kerry-n në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza", shoqëruar edhe nga kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe drejtues të tjerë të policisë. Plani i masave të rrepta të marra nga Policia e Shtetit për garantimin e sigurisë së Kerry-t, bëri që kjo vizitë të kalojë pa shënuar asnjë incident.
Për t'i falenderuar për punën e bërë kryediplomati amerikan Kerry ka nderuar drejtuesit e policisë me një foto para se të linte Shqipërinë.

Një gjest që bie në sy është edhe ai i ambasadorit Lu, i cili "mbron" Çakon nga shiu, duke e "strehuar" në çadrën e tij.

Mbi 1500 efektivë të uniformave blu dolën në terren prej mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa policia u angazhua me të gjitha mjetet si motorët e rinj, makina hummer, monitorim me snajper, por edhe helikopterë të ushtrisë për të mbikëqyrur situatën nga ajri.
Kerry qëndroi për katër orë në vendin tonë, ku u takua me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe shoqërinë civile.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO