Në mbledhjen e Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu vlerësoi vendimin e gjykatës për të mbajtur në arrest me burg Emiliano Shullazin. Lu ka kërkuar që çështja ndaj tij të ecë përpara në mënyrë të pavarur.
“Përshëndesim arrestimin e Emiljano Shullazit. Kjo çështje duhet të ecë përpara në mënyrë të pavarur”, u shpreh Berisha.
Për këtë qëllim, ambasadori amerikan cilësoi të rëndësishme miratimin e reformës në drejtësi.
Ai i bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të miratojnë këtë reformë të rëndësishme, e cila sipas tij, është me rëndësi të veçantë edhe për ekonominë.
“Ne shpresojmë që të kemi edhe një drejtësi të pastër. Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri janë thjesht një fraksion i këtij potenciali por reforma në drejtësi do të tërheqë investime të reja. Reforma në drejtësi do të lejojë biznesmenit që të jenë më aktivë në Shqipëri. Jemi shumë pranë realizimit të kësaj reformë. Ju do të ndaloni së qeni pesimistë rreth kësaj reforme. Duhet ti bëni thirrje anëtarëve të parlamentit, duhet të takoni kryetarët e partive politike, sepse është e rëndësishme që ti kujtojmë politikanëve që ata janë zgjedhur nga populli. Më shumë 90% e shqiptarëve janë shprehur se e kërkojnë këtë reformë ndaj duhet të jenë të sigurt që edhe politikanët dëgjojnë zërin e tyre. Unë besoj se më e rëndësishme që kërkesa e shqiptarëve të reformohet", u shpreh Lu.
Duke iu drejtuar anëtarëve të Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë, ambasadori Lu tha se synimi është që Shqipëria të arrijë potencialin e saj ekonomik.
"Ju në këtë dhomë jeni vetëm një zë nga komuniteti i biznesit dhe përfaqësoni një zë nga shoqëria shqiptare, disa herë ju dëgjojnë, disa herë ju injorojnë, por është një përqasje shumë e mirë që ne të flasim. Dua të falënderoj anëtarët e bordit që kanë bashkëpunuar dhe duhet të ecim përpara dhe duhet të luftojmë për privilegjet e anëtarëve. Është punuar shumë për gjatë 16 viteve të fundit dhe shpresojmë që biznesi amerikan këtu të ndihmojë Shqipërinë të arrijë potencialin e saj ekonomik”, deklaroi më tej ambasadori amerikan.
Redaksia online
(l.q/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO