Lu: Po ndjekim reformën në drejtësi
qeveria duhet të pranojë kur gabon

Publikohet raporti për të drejtat e njeriut për vitin 2015.
 
Sipas këtij raporti, institucionet shtetërore jo gjithmonë i kanë respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.
 
I pranishëm në publikimin e raportit ishte edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu si dhe Ambasadori i OSBE-s në Shqipëria Florian Rauning.
 
Ambasadori i SHBA-ve  tha se po ndjek me vëmendje reformën në drejtësi.
Gjithashtu Donald Lu theksoi se qeveria duhet të pranojë kur gabon dhe për këtë ai dha shembullin e tij.
 
"Po ndjekim me vëmendje procesin e reformës në drejtësi.  Për sa i përket të drejtave të njeriut mund të them se mungon gatishmëria nga ana e qeverisë. Ndonjëherë qeveria edhe gabon dhe duhet ta pranojmë. Unë jam vet punonjës i qeverisë dhe pranoj që edhe unë gaboj. Do pyes këdo që takoj nëse e kanë kaluar raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2015" tha ai.
 
Nga ana e tij Ambasadori i OSBE tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të drejtat dhe liritë e njeriut.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet