Në video gazetarja Rusi zgjedh një mesazh mjaft të fuqishëm për të gjithë duke vënë kësaj here në qendër burrat. Thelbi thotë gazetarja është " Shprehjet dhe fraza paragjykuese dhe denigruese që përdoren ndaj vajzave dhe grave por kësaj herë në gojën e burrave për të përcejellë idene kur një burri nuk j'ua thonë pse duhet një gruaje?"
Videoja u realizua në bashkëpunim dhe mbështetje me ambasadën Suedeze në Shqipëri dhe prezencën e OSBE në vendin tonë dhe u publikua për herë të parë në Report TV e jo më kot në "Ditën e Gruas" 8 Marsin
Falenderimet e gazetares
Ambasadorin e SHBA Donald Lu, ambasadorin e OSBE Florian Rauning, ambasaden e Suedise, aktoret Enver Petrovci, Romir Zalla, Julian Deda, boksierin Gjetan Keta, gazetaret Dritan Shakohoxha, Alban Xhihani, Bledian Koka, Nolian Lole, Gentian Minga, Andi Kapxhiu, pedagogun Erion Kristo, dy nismetaret e fundjavendryshe Ilir Hoxholli dhe Arber Hajdari, sipermarresin Rezart Lahi, mjekun Arjan Shtylla, shefin e kuzhines Miklovan Zeqo, futbollistin Matko Djarmati, Rome Brahimi, Thoma Cifligu, Luis Hasku dhe birin time Nikol Zalla."
Ja çfarë thote secili nag protagonistet në video
Arbër Hajdari, nismëtar i Fundjavendryshe
Unë jam djalë, askush nuk më ka penguar të shkoj në shkollë, të arsimohem duke më thënë se duhet të mendoj të martohem.
Alban Xhihani, gazetar
Askush nuk më ka sharë në familje kur dilja me vajza të ndryshme, as më kanë gjykuar kur vendosja ti flisja asaj i pari.
Andi Kapxhiu, gazetar
Asnjëherë prindërit nuk më kanë kritikuar duke më thënë, ti je djalë s’mund të sillesh kështu se njerëzit flasin.
Miklovan Zeqo
Unë jam djalë, askush nuk guxon të thotë që profesioni që kam, është punë grash.
Donald Lu, Ambasador i SHBA-ve
Unë jam burrë, i dua shumë fëmijët e mi, kur udhëtoj apo bëj takime larg tyre, askush nuk më akuzon që jam i pa përgjegjshëm apo baba i keq, se vë karrierën para familjes.
Ilir Hoxholli, nismëtar i fundjavëndryshe
Unë jam burrë, askush nuk më ka paragjykuar çfarë besimi kam, si vishem dhe çfarë përfaqësoj.
Arjan Shtylla, mjek gjinekolog
Nëse do të më promovonin apo do të ngrihesha në detyrë, askush nuk do të thoshte se kam shkuar në krevat me shefen por do të më vlerësonin për meritat e mia.
Gentian Minga, gazetar
Unë jam djalë, askush nuk më gjykon që në moshen 30 vjeçare unë jam ende beqar. Askush nuk guxon të më thotë që i kam ngelur në derë dhe nuk më merr njeri.
Julian Deda, aktor
Shoqëria nuk e ka konsideruar kurrë virgjërinë time si një trofe, e pse duhet të jetë ndryshe për vajzat.
Thoma Çifligu, punëtor
Unë jam djalë, nëqoftëse unë kam të njëjtën punë me një vajzë unë nuk paguhem kurrë më pak se ajo.
Bledian Koka, gazetar
Askush nuk ka të drejtë te më mohoje mua pjesën time të trashigimisë, duke më thënë që unë e kam fatin tek dera e gruas.
Romeo Brahimi, kamarier
Askush nuk më kontrollon dot se çfare vesh duke më thënë “ki kujdes vajzat do të të shohin nga këmbët apo e kanë mendjen tek seksi”.
Enver Petrovci, aktor
Askush nuk më ka detyruar të zgjedh mes artit dhe familjes.
Matko Djarmati, futbollist
Unë jam burrë, prindërit e mi nuk më kanë thëne kurrë, në shtëpinë time do vishesh si të themi ne.
Nolian Lole, gazetar
Askush nuk mund të më thote muë të mos pi birrë se është turp, askush nuk mund të më thotë të mos dal natën apo të mos pi duhan me frikën se shoqëria do të më quaj të përdalë.
Florian Raunig, Ambasador i OSBE-së
Unë jam burrë, askush nuk më ka thënë që kjo është punë për gratë prandaj s’mund ta bësh ti, askush nuk ka vendosur për të ardhmen time, por unë vetë kam berë zgjedhjet e mia.
Rezart Lahi, sipërmarrës
Unë jam burrë, nëse gruaja do të më rrihte, askush nuk do të më akuzonte që e kam provokuar, madje policia do më merrte menjehëre në mbrojtje.
Endrit Neziri, efektiv policie
Unë jam djalë, kur une them JO askush nuk mendon se po shtirem, jo është jo dhe pikë.
Dritan Shakohoxha
Unë jam burrë, prindërit e mi asnjëherë nuk më kanë detyruar të mësoj të gatuaj me kërcenimin “nuk ka grua që të merr”.
Adriatik Lapaj, avokat
Unë jam djalë, kur dal në rrugë askush nuk më therret “o seksi” me ton agresiv.
Gjetan Keta, boksier
Nëna s’më ka thënë kurrë qepe gojën, s’guxon me fol para gruas.
Johan Ndisi, i ngarkuari me punë i Suedisë
Unë jam burrë, askush nuk më vlereson më pak në punë, dhe them sepse i përkas kësaj gjinie.
Erion Kristo, pedagog
Unë jam burrë me mjekër, shpesh bëj punët e shtëpisë, askush nuk më ka detyruar, i bëj për kënaqesinë time dhe nuk jam ndjerë asnjëherë më pak burrë.
Romir Zalla, aktor
Unë sot jam burrë, por kur isha fëmijë askush nuk ma mësoi që një djalë dhe një vajzë janë dy qënie të barabarta.
Luis Hasku, nxënës
Unë jam djalë, unë di të kujdesem për veten, më pëlqen të gatuaj dhe mund të loz çfarë të dua, sepse mami s’më thotë kurrë “kjo është lojë për vajza”. Sepse ne jemi njësoj.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)