Lu: Rritje buxhetit për trajnime
Xhaçka në janar në Pentagon

Lu: Rritje buxhetit për trajnime<br />Xhaçka në janar në Pentagon<br>
Ambasadori Donald Lu ka deklaruar se do të rritet buxheti për trajnimin e ushtarakëve dhe marinarëve të Shqipërisë në NATO, vitin e ardhshëm. Ai tha se si aleat i NATO është krenar që Shqipëria po investon në Forcat e Armatosura, duke i cilësuar heronj të vërtetë marinarët dhe ushtarakët shqiptarë.

Diplomati amerikan solli në vëmendje rastin e anijes shqiptare ‘Oriku’, ku javën e kaluar marinarët shpëtuan jetën e 100 refugjatëve sirianë, si dhe operacionet detare të vitit të kaluar, ku u shpëtuan mbi 800 persona. Duke vlerësuar këto nisma të shqiptarëve, ambasadori Lu shprehu mbështetje të plotë në investimet dhe trajnimet për marinarët e FA.

Ai i bëri këto deklarata gjatë prezantimit të 12 automjeteve të blinduara, të cilat qeveria amerikane ia ka dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ku në ceremoni ishte e pranishme dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

"Anëtarë të guximshëm të FA. Ata janë heronj të vërtetë, kjo s’ka qenë kurrë më e qartë se javën e kaluar, ku marinarët shpëtuan jetën e 100 refugjatëve sirianë. Anija ‘Oriku’ ka shërbyer në operacionin detar të NATO. Gjatë asaj kohe, ata shpëtuan jetën e më shumë se 800 personave. Si aleat i juaji i NATO jemi krenarë t’iu shohim të investoni. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të qenë ushtar apo marinar në Shqipëri. Ata po investojnë në njerëz. Kemi sot Saimir Çukun, toger i rangut të parë, shqiptari i dytë i diplomuar në SHBA. Ai përfundoi edhe kursin e lartë të forcave speciale të SHBA dhe sot është udhëheqës i Forcave Speciale shqiptare në Afganistan. Ai përfaqëson të ardhmen e Forcave të Armatosura Shqiptare. Gjeneral Kollçaku dhe Avdiaj janë diplomuar në SHBA. Vitin e ardhshëm do të rrisim buxhetin për trajnim për Shqipërinë. Kam nderin të njoftoj që departamenti amerikan i Mbrojtjes do të presë Olta Xhaçkën për të diskutuar për marrëdhëniet ushtarake dhe për të rritur mbështetjen për FA shqiptare. Ministrja Xhaçka po investon në të ardhmen, po ashtu gjeneral Kollçaku, ne ofrojmë mbështetje të plotë", tha Lu.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf