Lu: SHBA votoi për ndryshim, me
Shqipërinë raporte të shkëlqyera

Lu: SHBA votoi për ndryshim, me<br />Shqipërinë raporte të shkëlqyera
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në fjalimin e parë nga "Mëngjesi Zgjedhor", pas zgjedhjeve Presidenciale në SHBA, u shpreh se amerikanët votuan për ndryshim.

Lu deklaroi se kalimi i administratës nga demokratët te republikanët nuk do ndikojë raportet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Sipas marrëdhëniet mes dy vendeve do jenë të shkëlqyera.

 

Fjalimi i Lu-së:
"Unë kam disa versione të fjalimit tim sot këtu dhe mendoj që kjo është një gjë e mrekullueshme për demokracinë. Sepse ajo është e paparashikueshme, entuziazmuese që Shqipëria dhe amerikane e bashkëndajnë. Dhe nëse do hidhni sytë rreth e qark do të shihni që kemi ftuar shumë të rinj që të ishin pjesë e kësaj kampanje presidenciale. Dhe përsa u kërkuam të rinjve? Sepse ju jeni me të vërtetë e ardhmja e kësaj demokracie. Demokracia është një gjë që na lidh sëbashku si amerikanë dhe si shqiptarë. Ajo është e rrëmujshme dhe shpesh me polemika. Por në fund demokracia na garanton liritë që i vlerësojmë shumë. SHBA ka zgjedhur presidentin e 45-ë, Donald Trump. Këto zgjedhje ishin një votë për ndryshim në SHBA. Por nuk do të thotë ndryshim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. SHBA dhe Shqipëria kanë pasur marrëdhënie të ngushta si me republikanët ashtu edhe me demokratët. Jemi aleatë të NATO-s, partnerë në Afganistan, kemi qëndruar sëbashku kundër agresionit rus në Ukrainë dhe pro pavarësisë së Kosovës. Këtë mëngjes dëgjuat nga President i zgjedhur Trump, se cili është përkufizimi i drejtë i demokracisë, "një kalim paqësor i pushtetit dhe vazhdimi i punës". Ndërsa SHBA doli nga zgjedhjet, Shqipëria po hyn në fushatë. Shqiptarët do të nisin një debat të gjatë që do kulmojë në zgjedhjet e qershorit. Populli shqiptar do të bëjë zgjedhje të mençura, ai do të debatojë mbi çështjet e pasojave dhe se ai do të vazhdojë të rrokë vlerat demokratike që e lidhin Shqipërinë me Europën dhe SHBA-të". 

Fjala e Ambasadorit Donald Lu


Lu: Bashkëpunimi me Shqipërinë, Trump si Bush e Obama
Ambasadori amerikan, Donald Lu, sqaroi për mediat se politika amerikane në marrëdhëniet me Shqipërinë nuk do ndryshojë.
 
Sipas tij, Donald Trump do të ruajë të njëjtën frymë bashkëpunimi si ish-presidentët George W.Bush dhe Barack Obama.
 
"Këto zgjedhje ishin një votë për ndryshim. Presidenti i ri, Trump do të ruajë të njëjtin bashkëpunim me Shqipërinë që kanë gëzuar presidentët Bush dhe Obama", u shpreh ambasadori Lu.  



  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve