Lu takon Bashën në PD, diskutojnë
dekriminalizimin e raportin e DASH

Lu takon Bashën në PD, diskutojnë<br />dekriminalizimin e raportin e DASH
TIRANË - Kreu i opozitës Lulzim Basha në ambientet e selisë blu ka pritur sot në një takim Ambasadorin Amerikan, Donald Lu dhe zv/ambasadorin Henry Jardine.

Takimi me dyer midis Bashkës dhe Lu ka zgjatur rreth 45 minuta, pasi Lu dhe Jardine  janë futur në selinë e PD-së në orës 11:15 dhe kanë dalë nga aty në orën 12:00 ashtu siç edhe e kishin parashikuar.

Mësohet se tema e diskutimit midis tyre ka qenë dekriminalizimi i institucioneve, një çështje kjo mjaft e diskutuar së fundmi në politikën shqiptare. Për këtë kreu i opozitës Lulzim Basha, pasditen e djeshme në një konferencë për shtyp tha se dekriminalizimi do bëhet me mbështetjen e ndërkombëtarëve veçanërisht SHBA-së, pavarësisht qëndrimit të Ramës dhe Metës.

Mësohet gjithashtu se një çështje tjetër që u diskutuar në takimin e Bashës me ambasadorin dhe zv/ambasadorin Amerikan ishte edhe raporti i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi trafikimin e qenieve njerëzore në vendin tonë, në të cilin thuhet se në parlamentin shqiptarë ka persona të përfshirë në këtë trafik. Në takim bëhet e ditur se është folur edhe për emra konkret

Sipas burimeve për A1 Report, deputeti Oerd Bylykbashi pritet që ditën e sotme në një dalje për medjat të bëjë një prezantim të platformës së PD-së për dekraminilizimin e institucioneve. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator