TIRANE - Ambasadori amerikan Donald Lu, ka zhvilluar një vizitë në Drejtorinë e Doganave, ku u takua edhe me drejtoreshën Elisa Spiropali. Lu fillimisht u njoh nga afër me ambientet e reja të punës dhe u takua me përfaqësues të britanikëve "Crown Agents".
Më pas Lu dhe drejtoesha Spiropali, dhanë edhe një deklaratë të shkurtër për mediat, ku përveç falenderimeve për bashkëpunimin, u ndalën edhe të sfidata që kanë doganat, në parandalimin e trafikqeve, vecanërisht atë të armëve dhe drogës, por pa harruar të japë një vlerësim tejet pozitiv për ecurinë e reformave të ndërrmara gjatë 2 viteve të fundit.
“Patëm rast që të diskutonim nga afër për punën që është bërë në administratën doganore, për reformimin e shërbimit doganor shqiptar folëm për reformën që është kryer në administratë duke filluar nga kodi etik nga uniformat e reja, teset e integritetit, bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me Crown Agents në gjithë këtë fushë, patëm rast të flisnim për reformën legjislative, kodin e ri doganor dhe si ndikon mbi lehtësimin e tregtisë dhe thjeshtimin e procedurave folëm për kanalin jeshil dhe procedurat e thjeshtuara për biznesin shqiptar apo të huaj.”- tha Spiropali.
“Na ka lënë mbresë reformat e thella që drejtoresha Spiropali dhe ekipi i saj kanë ndërmarrë në zyrën e doganave. Populli shqiptar ka pritshmëri të larta për reformat në dogana dhe ende mbetet më shumë punë për tu bërë. Reformat për luftën e korrupsionit nuk do të përfundojë në një ditë të vetme, ato kërkojnë vigjilencë dhe vendosmëri.”- tha ambasadori i SHBA, Donald Lu.
Në ceremoni gjithashtu qeveia amerikane i dhuroi doganave shqiptare 2 makina të reja për patrullimin e doganave.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO