Lu: Zyrtarë të lartë ecin rrugëve 
 të Tiranës pa frikë ndëshkimi

Lu: Zyrtarë të lartë ecin rrugëve <br /> të Tiranës pa frikë ndëshkimi
TIRANE - Kryediplomati amerikan në vendin tonë Donald Lu foli me ton të ashpër dhe kritik ndaj sistemit tonë të drejtësisë kur tha se mungojnë dënimet për zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion. “Sistemi i drejtësisë duhet të ndjekë penalisht më shumë krime të rënda. Shumë personazhe të njohur dhe zyrtarë të korruptuar të institucioneve politike ecin nëpër rrugët e Tiranës pa pasur frikë se do të procedohen. Në një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për në Bashkimin Evropian, elitat politike dhe kriminelët nuk mund të veprojnë pa ndëshkuar”, tha ambasadori i SHBA në vendin tonë.

Lu e bëri këtë deklaratë gjatë prezantimit të analizës për sistemin e drejtësisë pas punës disamujore të ekspertëve vendas e të huaj të cilët u angazhuan në këtë reformë përmes komisionit të posacëm parlamentar për sistemin e drejtësisë.

Lu: Ne sistemin e drejtesise disa duhet te pushohen per korrupsion, disa ne burg!
Kryediplomatit Lu i kanë mjaftuar 5 muaj në vendin tonë për të nxjerrë konkluzionin se në “sistemin e drejtësisë disa duhet të pushohen nga puna për korrupsion e disa të tjerë duhet të çohen në burg”.

Duke cituar më tej një sondazh të mbështetur nga USAID, ambasadori Lu tha se janë vetë gjyqtarët të cilët shprehen hapur se korrupsioni në sistemin e drejtësisë ekziston.

“25 % e gjykatësve thanë se sistemi ishte i korruptuar. 58 % thanë se ekziston perceptimi publik se sistemi është i korruptuar. Besoj gjithashtu se ka disa profesionistë të ndershëm me përvojë dhe të kualifikuar që duhet të lejohen të punojnë në një sistem të lirë të drejtësisë. Sistemi juaj gjyqësor duhet të jetë i pavarur për t’i rezistuar trysnisë politike. 7 % e gjykatësve sistemi i drejtësisë nuk është i lirë prej ndërhyrjeve politike, 50 % thanë se është pjesërisht i lirë", tha Lu.

Referuar faktit që opozita ka bojkotuar komisionin parlamentar për reformën në drejtësi, Lu tha se reforma do të ishte më efikase me pjesëmarrjen aktive të saj.

“Opozita ka interes politik për të siguruar që sistemi i drejtësisë të mbetet i pavarur prej ndikimeve politike, ajo ka ekspertët më të mirë. Mund të ketë reformë që ruan standardet ndërkombëtare edhe pa opozitën. Po do të ishte më e mirë me pjesëmarrjen aktive të saj”, - tha Lu.

Duke e vlerësuar si reformën më të rëndësishme pas rënies së komunizmit në vendin tonë, kryediplomati amerikan shprehu zotimin e SHBA-ve për të mbështetur këtë proces. “Gjyqtarët e prokurorët e korruptuar duhet ta dinë se ndryshimi po vjen”, - përfundoi ambasadori Donald Lu.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën

'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën