"Luaj Tirana", një shesh i ri rekreativ në Vaqarr

Një kënd i ri lojërash është dhurata e Bashkisë së Tiranës për vogëlushët e zonës së Vaqarrit. "Luaj Tirana", projekti pilot që u nis nga Bashkia e Tiranës në fillim të 2016-ës, i riktheu fëmijëve të shumë lagjeve mbi 41 hapësira lodrash e sporti falë një pune në skuadër.

Projekti pilot "Luaj Tirana" po shtrihet në çdo lagje për të afruar vogëlushët me lojërat rekreative dhe jetesën aktive! Kjo nismë e ndërtimit të këndeve të lojërave dhe rekreacionit është pritur shumë pozitivisht nga qytetarët, ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj  ka siguruar se ky projekt i suksesshëm do të vijojë edhe në vitet në vazhdim për ta bërë Tiranën së pari një qytet të fëmijëve.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë