Luajti me klubet e mëdha të Europës, Bojan Krkic lë futbollin në moshën 32-vjeçare

Luajti me klubet e mëdha të Europës, Bojan Krkic lë futbollin në moshën 32-vjeçare

Bojan Krkic

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Romës, Milanit, Ajaxit etj, Bojan Krkic, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 32-vjeçare. Bojan kaloi dy vitet e fundit duke luajtur për Vissel Kobe , por ka qenë pa klub që kur u largua nga skuadra japoneze në janar.

Barça do mbajë një ceremoni për Bojan Krkic në Camp Nou këtë të enjten, teksa sulmuesi "var këpucët në gozhdë" pas 16 vitesh si profesionist.

“Këto vendime nuk janë të lehta, kam 12 vite që jam larguar nga shtëpia dhe ndihem i përmbushur profesionalisht. Doja ta shijoja fazën tjetër të jetës sime më pranë familjes. Nuk është një çështje fizike. Kam pasur tre lëndime, por jam rikuperuar, jam 100%. Është një ndjenjë, është realiteti. Jam më i emocionuar për të bërë gjëra të tjera tani sesa për të vazhduar të luaj futboll. Jam mirënjohës për gjithçka që kam përjetuar. Kam luajtur për Barcelonën, kam luajtur me lojtarë të mëdhenj, kam fituar trofe dhe kam luajtur në liga të tjera. Por jam gati të filloj gjëra të reja tani.

Lëndimet dhe problemet e ankthit kanë kontribuar në një fund të parakohshëm të karrierës së tij, teksa Krkic bëri mbi 400 paraqitje për nëntë klube, duke shënuar 93 gola. 17 trofe ka fituar Krkic në karrierën e tij.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet