'Jetoj me 400 lekë të reja në muaj', Luan Baçi takon kryefamiljarin në Fier: PD do të sjellë ndryshimin pas 25 Prillit

Kandidati për qarkun e Fierit Luan Baçi takoi një kryefamiljar në fshatin Dërmenas, për të cilin thotë se me bindje të majta, por i lënë krejtësisht në harresë nga qeveria dhe pushteti vendor.

"Shikoni librezën, 4 mijë lek të vjetra. Jetohet me 4 mijë lek të vjetra? Po na mbajnë njerëzit dikush me rroba, dikush me ushqime, pse kështu do ecim?", tha ai.

Ai denoncoi faktin se është detyruar të votojë PS pasi 2 familjarë të tij janë të punësuar.

"Nëse nuk do të votonim PS, do i hiqnin nga puna", tha ai.

Luan Baci teksa vizitoi familjen e cila jeton me lëmoshë, theksoi se jetesa e vështire e do te ndryshojë pas 25 prillit me zbatimin programin të Partisë Demokratike per shtresat në nevojë.

"Si ju ka shumë familje që jane në gjendje të mjerueshme. Këta vetëm pasurohen për vete. Në 25 prill do të dalim të gjithë për të votuar, të votojmë Partinë Demokratike që të shpëtojmë nga kjo klikë hajdutësh dhe absolutisht do te ketë ndryshim. Te kesh besim te PD dhe te qeveria e ardhshme me kryeministër Lulzim Bashën", tha Luan Baçi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lake Bosi: 09/04/2021 12:33

    Po ik o legen se s'ka njeri qe i ha ato se Ndermenasi eshte fund e krye i mbushur me vila

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja