Luanët e detit luajnë me ujë
për të mundur të nxehtin

Luanët e detit luajnë me ujë<br />për të mundur të nxehtin
Dy prej banorëve polarë të Stadiumit Ujor të Tokyos po mundin nxehtësinë e verës duke hedhur ujë mbi veten e tyre dhe njëkohësisht duke spërkatur asfaltin. Luani i detit Puchi dhe pinguini Ao mrekulluan vizitorët me shfaqjen e metodave tradicionale Japoneze për të mbajtur temperaturat më të ulta gjatë muajve të verës. Kjo praktikë njihet si ‘uchimizu’ dhe ende praktikohet nga japonezët duke lagur rrugët e qytetit për të ulur temperaturat e larta gjatë sezonit veror.

Bashkë me luanin e detit Puchi që bën një rrotullim të plotë për të spërkatur gjithë vendin rrotull tij, u bashkuan dhe shumë fëmijë si ky 6 vjeçar që thotë se sëbashku ata e bënë ambientin më të freskët.
34 vjeçarja Mayu Nishiwaki shprehet se ata ndihen të gjithë më të freskët dhe të lumtur dhe se e shijuan shumë këtë shfaqje që për shumë prej tyre i sjellin kujtime të bukura të fëmijërisë.

Kujdestari i tyre tregon se kafshët janë trajnuar prej pak ditësh për të mësuar se si të hedhin ujin dhe po ja dalin shumë mirë me mbështetjen e vizitorëve të shumtë. Sipas Japonezëve edhe kto letra fluturuese të vogla të quajtura ‘furin’ ndihmojnë në freskimin e temperaturave që gjatë kësaj periudhe janë shumë shqetësuese deri në 35.4 gradë celsius. Deri më tani mbi 8,500 njerëz janë shtruar në spital gjatë një jave për shkak të temperaturave extreme.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)