Luan Krasniqi ‘braktis’ boksin për
aktrimin, vjen në "Benzina në gjak"

Luan Krasniqi ‘braktis’ boksin për<br />aktrimin, vjen në "Benzina në gjak"
Ka kohë që ka “varur dorezat në gozhdë”, por ai gjithmonë është i pranishëm në jetën publike, sidomos në Gjermani.

Ish-boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, pas përfundimit të karrierës së tij në boksin profesionist, tashmë po e sfidon veten në rolin e aktorit.

Premiera e episodit që mban titullin “Benzina in Blut” (Benzina në gjak) do të transmetohet më 12 shkurt në ZDF, ku në rolin kryesor do të paraqitet boksieri shqiptar, Luan Krasniqi.

Luan Krasniqi u ka thënë miqve që pasi ta ndjekin këtë episod, pret ta vlerësojnë për nivelin e detyrës së tij artistike. Në këtë film marrin pjesë edhe aktorë të tjerë të njohur si: Christian Kahrmann, Peter Ketnath ose Yve Burbach.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (7 Janar 2015) të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'