Luan Rama: Koha e timonierit të
madh vdiq që me Mao Ce Dunin

Luan Rama: Koha e timonierit të<br />madh vdiq që me Mao Ce Dunin
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, i është përgjigjur nga Kamza, deklaratave të kryeministrit Edi Rama se PS kërkon të marrë timonin e vetme pas 25 Qershorit. 

Sipas Luan Ramës, koha e timonierëve ka ikur që me vdekjen e ish-udhëheqësit komunist kinez, Mao.

“Koha e timonierëve ka perënduar që me vdekjen e Mao Ce Dunit, jemi këtu t’ju ftojmë të bëhemi bashkë që ta bëjmë LSI forcë të parë që i pari i qeverisjes të jetë qytetari dhe jo kryetari. Jemi ndryshe prej të tjerëve se e keni pare qe del njeri dhe ju thotë votoni…le t’ja lëmë timonin dhe ne të zgjedhim qeverisjen për qytetarët, për shqiptarët.

Ndërsa me atë tjetrin s’ja vlen të merremi se ai mezi përpiqet të luftojë për vendin e tretë. 

Përjashton njerëzit me kontribute dhe është mësuar t’i zgjidhë punët e veta dhe të listës, natën. Të tjerët janë një shans i djegur ndaj nuk ia vlen të merremi me ta”,
ka thënë Luan Rama. 



Meta: Rama e donte i vetëm timonin që në 2009
Gjatë këtij takimi me votuesit e Kamzës, LSI prezantoi edhe kandidatët për deputetë. 

Ish-kryetari i LSI dhe njëherazi presidenti i ardhshëm, Ilir Meta, kërkoi votën e qytetarëve të Kamzës për të bërë realitet, siç tha ai, nxjerrjen e LSI-së forcë të parë në 25 Qershor.

Në vijim të debatit të nxitur nga socialistët dhe sidomos nga kryeministri Edi Rama se PS synon ta marrë e vetme timonin pas 25 Qershorit, Meta tha se një të gjë të tillë Rama donte ta bënte që në 2009-ën. 

"Në datën 25, procesi i votimit dhe numërimt do përfundojë më shpejt se asnjëherë tjetër, sepse shumica e shqiptarëve nuk do të lodhen, sepse LSI është e para në fletën e votimit.

LSI ka qenë në koalicion në 2009 me PD se lidershipi i PS refuzoi koalicionin me LSI, se donte ta merrte timonin që atëherë i vetëm, por LSI e bëri koalicionin me PD për stabilitetin e vendit dhe gjatë atyre katër viteve ka dy ngjarje madhore që do mbeten përgjithmonë, liberalizimi i vizave dhe tjetra nga gazsjellësi TAP, një nga veprat më të mëdha për të ardhmen e Shqipërisë.

A ka qenë LSI në koalicion me PS? I ka vënë vetëm një kusht, kur ka prishur kontratën ne menyre te rregullt me PD, të votonte 3 ligjet për integrimin evropian që i kishte bllokuar para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe asnjë tjetër.
ne kemi qenë ehe në koalciion me PD edhe me PS, por si garanci e stabilitetit të vendit, të qeverisjes.

Po çfarë kërkon LSI tani? Po, LSI as në 2009 as në 2013 nuk ka pasur drejtimin e qeverisë ndaj kërkon të jetë forcë e parë që të ketë drejtimin e qeverisë që të forcojë stabilitetin e vendit dhe të çojë përpara reformat, në mënyrë që qeveria të jetë shembulli i transparencës, që pasuritë natyrore të vendit të mos jepen fshehurazi dhe në mënyrë të dëmshme për interesat madhore të vendit”
, u shpreh Meta.



LSI prezantoi në Kamëz kandidatin e saj për deputet, Ylli Shehu, i cili renditet i nënti në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime