Zëvendëskryetari i LSI-së, drejtuesi i listës së kandidatëve të kësaj force politike në Qarkun e Vlorës, Luan Rama ka zhvilluar sot disa të rinj profesionistë në qytetin e Vlorës.
Në një postim në Facebook, Luan Rama shkruan se puna dhe pasioni janë shembulli më i mirë për të rinjtë.
"Me mjeshtërit e Vlorës: Djem të mrekullueshëm, specialistë të Zotë, qytetarë të mirë! Ata janë mjeshtërit e Vlorës. Gjithë qyteti i njeh dhe i respekton si të tillë. Gjithë Vlora i do. Me duart e tyre të arta punojnë pa u lodhur dhe gjithë pasion nëpër pikat e shërbimit të riparimit të makinave, duke dhënë shembullin më të mirë për gjithë të rinjtë se vetëm puna e ndershme dhe dashuria për familjen dhe për vendin të bën njeri të vlefshëm e të respektuar. Takimi me ta e diskutimi me aq pasion për problemet e punës, për krijimin e standardeve europiane në marrëdhëniet e punonjësit të shtetit me qytetarin, problemet që shqetësojnë qytetin dhe mungesat në infrastrukturë, sjellja shpeshherë rrugaçërore e taksidarëve të pushtetit, më dhanë mundësinë të kuptoj se ata djem të mrekullueshëm me Kledon, Zanin, Mariglenin, Landin, Edin, Filipin, Erjolin, Kreshnikun, Fatjonin e shumë të tjerë, janë jo vetëm specialistë të zotë e duarartë, por edhe qytetarë të mirë që e duan shumë Vlorën, e duan si shtëpinë e tyre", shkruan Luan Rama në Facebook.