Nënkryetari i LSI, Luan Rama tha se për LSI nuk ka asnjë problem me sistemin dhe se nuk beson se zgjidhja e problemeve me reformën zgjedhore në vend do të zgjidhen me ndryshimin e sistemit. Sipas tij opozita i ka paraqitur kërkesat që garantojnë legjitimitetin e votës dhe nëse nuk ka një ndëshkim të atyre që e cenon votën e lirë, nuk do të ndryshojë asgjë në vend as nëse vendoset sistemi danez apo çfarëdo sistemi tjetër.

"Për LSI nuk është problem sistemi, jemi 12 para asaj që artikulohet sot ku kemi kundërshtuar me forcë kundër sistemit që është sot. Por pavarësisht faktin se çfarë sistemi do të zgjedhim, e keqa nuk qëndron te sistemi, por defektin më të madh e ka te garantimi i cilësisë së zgjedhjeve me standarde që të ketë vlerë vota e qytetarëve. Edhe me sistem danez nëse ndjekim praktika me grupe kriminale si në 2017 nuk do të ndryshojë asgjë. Edhe në tryezën politike zgjedhore kemi ofruar garantimin e kushteve që kanë legjitimin e votës së qytetarit. Pandëshkueshmëria ndaj atij që ka vjedhur votën çfarë garancie ka sistemi zgjedhor. Reforma Zgjedhore duhet të garantojë dhe dënimin e atij që cenon vullnetin e zgjedhësve. Policisë sonë sot nuk i besojmë dot të sigurojë standardin në zgjedhje. Prekja e kushtetutës prek atë por edhe elementë të tjerë. Në vlerësimin tim personal mendoj se kushtetuta duhet të bëhet nga e para. Edhe me sistemin danez edhe atë me lista të hapura, nga çdo pikëpamje,  vulën dhe firmën e ka kryetari i partisë. Njerëz me para, pushtet e blinin me para votën. Asnjë kryetar partie nuk do të pranonte që X individ të dilte me vota më të larta se ai", tha Luan Rama.