Luan Rama e ka cilësuar si kriminale atë që po bën qeveria për situatën e krijuar në Kakavijë. Sipas zëvendës kryetarit të LSI qytetarët shqiptarë janë braktisur, po tallen e poshtërohen.
Ndër të tjera Luan Rama tregon edhe se çfarë duhet të bënte qeveria që mos t'i linte vetëm qytetarët dhe si duhet t'i ndihmonte.
"KUR QEVERIA TË LE NË RRUGË
E TALLET ME TY !...
Ajo që po ndodh prej disa ditësh, është pak ta quash e rëndë.
Eshtë një shëmti dhe ligësi e paprecedentë e qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ndaj qytetarëve shqiptarë.
Sepse, qeveria e Republikës së Shqipërisë e ka për detyrë t’ju shërbejë shqiptarëve kudo ku ata të jetojnë e të punojnë, kudo që të gjenden e në çdo kohë.
Në mes të vapës zhuritëse të mesgushtit, dhe jo të një mesgushti dosido, por edhe më zhuritës e po aq edhe më vrasës prej pandemisë së koronavirusit, mijëra qytetarë shqiptarë janë lanë në mes të rrugës.
U lanë në mes të rrugës dhe të braktisur prej qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
U lanë të braktisur e të tallur.
U lanë të tallur e të poshtëruar.
U lanë të poshtëruar e të fyer.
Si njerëz pa zot e pa njeri që të kujdeset për ta!
Pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbështetje, pa asnjë përkujdesje!
E si sintezë e gjithë asaj maskarade pamëshirshmërie dhe mungese deri në ligësi e ndjenjave më njerëzore, asnjë fjalë tjetër nuk është më e plotë se fjala KRIMINALE, për të cilësuar qëndrimin e qeverisë së Republikës së Shqipërisë ndaj qytetarëve shqiptarë të braktisur në Kakavijë të Gjirokastrës!
Po, vetëm një fjalë e vetme e përmbledh marrëdhënien, raportin, ndërveprimin dhe qëndrimin në këtë rast të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me qytetarët shqiptarë: KRIMINALE!
Sjellje kriminale.
Qëndrim kriminal.
Mosveprim kriminal.
Nuk dua ta mendoj si një qëndrim të qëllimtë sepse jam i bindur që nuk është qëndrim i qëllimtë.
Por, edhe prej mosveprimit prej paaftësisë, sjella e qeverisë ka të njejtën pasojë si të ishte një qëndrim i qëllimtë.
Edhe prej mungesës së ndjenjës së përgjegjësisë në përmbushjen e detyrës, sjellja e qeverisë ka të njejtën pasojë mbi qytetarët e braktisur, si të ishte një qëndrim i qëllimtë.
Edhe prej faktit se qeveria është vetëm një tufë kokëboshësh eunukë e ca të tjera të mjera që kanë pëlqyer të jenë aty prej të tjera kriteresh, që nuk kanë asnjë lidhje as me meritën, as me zotësin, as me përgjegjshmërinë, por që të vetmen “meritë” kanë aftësinë për të na dëshmuar se janë qenie frymore pa asnjë grimë dinjitet njerëzor, pa asnjë ndjeshmëri solidariteti që do të duhej të ishte më e pakta, pa asnjë skrupull moral dhe njerëzor, qëllimi në të njejtën kahje shkon dhe sjellja e qeverisë ka të njejtën pasojë mbi qytetarët e braktisur, si të ishte një qëndrim i qëllimtë.
Sepse, edhe sikur një qytetar i vetëm të kishte mbetur në rrugë, e jo më mijëra të tillë të shpërndarë nëpër disa kilometra, qeveria duhet të ishte mbledhur menjëherë dhe gjente e të ofronte zgjidhje.
Sepse prej qeverisë kërkohet zgjidhje.
Asgjë tjetër, por vetëm zgjidhje.
Por qeveria e Republikës së Shqipërisë nuk e bëri.
As nuk u mblodh, as nuk u shqetësua, as nuk gjeti zgjidhje.
Sepse nuk di të gjejë zgjidhje!
Qeveria e Republikës së Shqipërisë i braktisi qytetarët e vet!
Qeveria e Republikës së Shqipërisë i poshtëroi qytetarët e vet.
Qeveria e Republikës së Shqipërisë i la qytetarët e vet si njerëz të mjerë e pa përkujdesje.
Është e rëndë, por e vërtetë.
Është e turpshme dhe kriminale.
Po, po, është KRIMINALE!
Sepse kështu ndodh kur qeveria të le në rrugë e tallet me ty!
Një qeveri e shërbimit ndaj qytetarëve, do të duhej të shkonte e të vendosej atje mes qytetarëve.
Dhe menjëherë qeveria do të duhej të krijonte, të instalonte e të bënte funksional atje në mes tyre sistemi i njesive të shërbimeve më të domosdoshme jo vetëm përmes angazhimit të strukturave të emergjencave civile, por edhe të shërbimit me ekip të plotë e të specializuar të asistencës mjekësore, përfshirë edhe shërbimin e testimit të covid-19-ës dhe pajisjen me dokumentin që kërkon pala greke për lejimin e kalimit të kufirit.
E natyrisht, duhej instaluar sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe me ushqime.
Paralel më keto masa, do të duhej të dërgoheshin e të instaloheshi menjëherë çadra fushimi për të bërë të mundur kalimin e natës si dhe krijimin e të gjithë infrastrukturës së sherbimeve më të domosdoshme njerëzore.
Kaq do të ishte më e pakta që duhej të bënte një qeveri e përgjegjshme e shërbimit ndaj qytetarëve të vendit të vet.
E bëjnë të gjitha qeveritë e vendeve të tjera, jo për qytetarët e vendeve të tyre se nuk ndodh me askën tjetër ajo që ndodh me shqiptarët në vendin dhe në tokën e tyre, por e bëjnë edhe me emigrantët e paligjshëm kur halli i shtyn e të zenë derën e shtëpisë.
Ndërsa qeveria e Republikës së Shqipërisë, i la qytetarët e vendit të vet të braktisur e të tallur në mes të rrugës, në ketë mesgushti zhuritës prej vapës e vrasës prej pandemisë!
Sepse kështu ndodh kur qeveria të le në mes të rrugës dhe tallet me ty!..."
Ik ore luan ty te hoqi nga posti ministrit brendshem Fatos nano se qellove gazetarin tani do te japesh mend ti qe nuk ke per vehte
PërgjigjuO luani pa dhëmb po çfar të bëj EDI RAMA ? ? ? Pse Edi e ka në dor Greqin çfar ti bëj Edi ti japi urdhër plerave greke që ti hspi rug Shqiptarve hallexhinj. Kush e pyt Edin o kapterri prapavijës luani pa dhëmb. Ju plerat e leshedhis doni të fitoni kredo politike po si fitoni dot o zogu kapterrit të prspavijës që të kushtoi përjashtimin tënd nga Skënderbegas. Prandsj mos lef kot se Shqiptarët të njofin se kush je ti mor qime xhungth.
PërgjigjuTURP TE KESH LUAN.KU ESHTE CONTRIBUTI TEND ,CFARE DO BENTE QEVERIA?-PER JUVE QE SHIKONI VETEM ZI.HIQENI SHUME EKSPERTE E ATDHETARE,POR NE FAKT JENI TE KUNDERT.
PërgjigjuIk mor qimeuriq, u bere i gjalle ti mor hunderr, do te fitosh kapital politik por ne re s'emes ke per td shkuar ne 2021 bashke me Nafije dybekun e leshitlikes, or begsi i perjashtuar nga shkolla, e di gjithe kursi dhe shkolla problemin tend me kapterin e prapavijes,,
PërgjigjuMe kapterin e prapavijes, dhe te tjera e te tjera!