Luan Rama:Po të më ndodhte kur
isha ministër, do isha shkarkua

Debate të forta janë bërë sot në Komisionin e Sigurisë nga deputetë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ku deputeti Luan Rama ka thënë se po të ndodhte grabitja e Rinasit në kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm, ai do të shkarkohej.

Kjo deklaratë ka ardhur gjatë debatit me deputetin socialist Pjerin Ndreu i cili i ka thënë Flamur Nokës se Luan Rama po e përfaqësonte denjësisht.

Flamur, Luan Rama të ka përfaqësuar denjësisht” ka thënë Ndreu.

Pjerin po të kishte ndodhur në kohën kur ishe polic i Tiranës do ishe shkaktuar, po ashtu edhe unë si Ministër”. tha Luan Rama.



Për debatin Ndreu-Luan Rama, Pirro Lutaj ka thënë se ai ishte jo informal, ndërkohë që sa i takon grabitjes, ai ka thënë se, ajo ishte një ngjarje e rëndë që duhet të zbardhet.

“Nuk bëj analiza debatesh, komisioni duhet të merret me objektin e saj, ky është debat i bërë jashtë formalizmave, është debat informal. Unë kam parë elementë të kontratës së koncencinarit, që i jep të drejtë absolute për të kontrolluar elementët e sigurisë. Kjo nuk shmang angazhimin e strukturave tona. Opozita do që ta politizojë këtë gjë, duke e lidhur me faktin se strukturat nuk kanë marrë masat e duhura. Grabitja është e rëndë, duhet të nxirren përgjegjësitë, duhen parë kompetencat” tha ai.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!