Luan Rama: Riorganizimi i
strukturave të partisë parësore

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur punën për riorganizimin e strukturave të partisë në të gjitha nivele. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama zhvilloi dje një takim me strukturat e partisë në Rogozhinë nga ku theksoi se riorganizimi i LSI-së në të gjitha struktura është parësore.

Por ky nuk është takimi i parë që LSI zhvillon me struktura e saj në rrethe. Rreth një javë më parë kreu i partisë, Ilir Meta zhvilloi një takim në Pogradec, ku edhe në atë takim u diskutua për riorganizimin e partisë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 23 qershorit.

Kësisoj këto takime duket se kanë në thelb parapërgatitjen e partisë për zgjedhjet vendore. Pavarësisht se duhet edhe një vit nga zgjedhjet për kryetar komunash dhe bashkish, LSI ka filluar nga puna për riorganizimin e strukturave, pasi një pjesë e mirë e tyre do të preken nga reforma territoriale e cila do të shkrijë ndërmjet tyre disa degë të partisë. Gjatë takimit me anëtarët e partisë, sekretari i përgjithshëm Luan Rama u shpreh se reformat që po ndërmerren nga mzhoranca bëhen për vendin dhe jo për opozitën dhe ftoi këtë të fundit të bëhet pjesë e tyre.

Sipas Luan Ramës humbësit nuk mund të vendosin kushte ndaj opozita duhet të kontribuojë për reformat. Ai theksoi se mazhoranca është votuar për të kryer këto reforma ku një ndër më të rëndësishmet është reforma territoriale.

Shkrimi u publikua sot (20.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale