Luan Rama: Zgjedhjet të
mos mendohen pa opozitën

Luan Rama: Zgjedhjet të<br />mos mendohen pa opozitën
Lëvizja Socialiste për Integrim insiston për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 7 majit për bashkinë e Kavajës dhe ato parlamentare të 18 qershorit.

Ndryshe nga qëndrimi i kryeministrit Edi Rama i cili është shprehur se me ose pa opozitën zgjedhjet do të zhvillohen, LSI pohon të kundërtën, duke përcjellë një tjetër mesazh të fortë në kontradiktë me kreun e mazhorancës. 

Nënkryetari i LSI-së, njëherazi kreu i grupit të saj parlamentar, Luan Rama, thotë se në një vend demokratik, nuk mund të mendohet një proces zgjedhor pa garë gjithëpërfshirëse.

“Nuk e mendoj që ka në Shqipëri ndonjë njeri me logjikë arsyetimi racionale, që të mendojë që në 2017 Shqipëria mund të zhvillojë zgjedhje pa opozitën. Natyrisht ka një problem të madh, klasa politike në vend, sepse problemi më i madh është që është vrarë besimi, pra mungesa e besimit e krijon të gjithë këtë situatë, dhe është në përgjegjësinë e mazhorancës të demonstrojë konkretisht, hapa për të rikthyer besimin tek qytetarët në radhë të pare tek opozita, që zgjedhjet do të jenë në përputhje me standardet dhe do të garantojnë, jo vetëm shprehjen reale, por edhe leximin real të vullnetit të popullit. Shqiptarët duhet të ftohen në zgjedhje për të zgjedhur, jo thjesht për të votuar” – ka deklaruar kreu i grupit parlamentar të LSI-së për “Vizion Plus”.

Ky qëndrim është krejt i ndryshëm nga ai i kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se me ose pa PD, më 18 Qershor vendi do shkoje ne zgjedhje. Por për Luan Ramën, kurrë nuk duhet thënë kurrë.

Në politikë unë mendoj se asnjëherë kurrë nuk duhet thënë kurrë. Gjithmonë ka hapësira ende të pashfrytëzuara për të gjetur zgjidhje dhe për të bërë zgjedhje shumë racionale në të mirë e interes të vendit. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe që duhet të udhëheqë të gjithë qëndrimin politik dhe sjelljen politike është interesi i vendit. Çdo interes tjetër nuk mund të prevalojë mbi interesin e vendit dhe ju mos prisni që unë të them atë që nuk do ta thoja kurrë që, mazhoranca, qeverisja apo LSI-ja janë më të rëndësishëm se Shqipëria. Shqipëria ka nevojë për përgjegjshmëri dhe jo aventurë politike”, – ka pohuar Luan Rama.

Nga ana tjetër, LSI ka dorëzuar sot zyrtarisht kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar si subjekt politik garues në votimet e 18 qershorit, në një kohë kur opozita vijon protestën në Bulevard dhe paralajmëruar bojkotimin e zgjedhjeve. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës