TUNIZI- Mjekët janë ata të cilët gjatë gjithë pandemisë kanë “luftuar” në vijën e parë më COVID-19 duke qëndruar pranë pacientëve në çdo kohë.
Përveç përkujdesit mjekësor, një doktorë nga Tunizia, Mohamed Salah Siala, përmes kordave të violinës së tij mundohet të bëjë fytyrat dhe sytë e pacientëve të tij të buzëqeshin duke i falur pavionit të COVID-19 pak shpresë.
"Qëllimi im është të përdor muzikë për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve me koronavirus që janë në një gjendje të rënduar psikologjike, duke vuajtur vetminë e cila është armiku i tyre i parë," tha Siala për Associated Press.
![]()
"Muzika këtu na fal një ndjenjë lumturie dhe gëzimi duke na bërë të harrojmë sado pak dhimbjen”, tha një ndër pacientët.
Tunizia ka treguar shenja se rastet e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 janë në rënie, sipas ministrisë së shëndetësisë.
Tunizia është pjesë e COVAX dhe së shpejti pritet të furnizohet me vaksinat e para anti-COVID për të nisur procesin.
Komente

