Në prag të Kupës së Botës 2026, disa nga skuadrat që do të jenë prezente në fazën e grupeve kanë zbritur në fushë për ndeshjet miqësore. Në Oslo, vendasit e Norvegjisë fituan 3-1 kundër Suedisë me dopietën e Larsen dhe golin e Nusa.

Në Edmonton të Albertas, vendasit e Kanadasë fituan 2-0 kundër Uzbekistanit me golat e Osorios dhe Nelson. Në Bogota, Kolumbia fitoi 3-1 kundër Costa Ricas. Për vendasit shënuan Sanchez, Diaz dhe Suarez, ndërsa Soto shkurtoi momentalisht.

Në Vienë, Austria iu fal golit të Sabitzer për të mposhtur 1-0 Tunizinë. Për më shumë se 50 minuta vendasit luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Konrad Laimer në minutën e 37-të.

Në Stamboll, Turqia fitoi 4-0 kundër Maqedonisë së Veriut. Kokcu, Uzun, Gul dhe Yilmaz ishin autorët e golave për të besuarit e Vincenzo Montellas.

Ndeshjet miqësore:

Kolumbi 3-1 Costa Rica

Kanada 2-0 Uzbekistan

Norvegji 3-1 Suedi

Turqi 4-0 Maqedoni e Veriut

Austri 1-0 Tunizi