Luana feston ditëlindjen, i shpëton
gjobës nga efektivët e policisë

Luana feston ditëlindjen, i shpëton<br />gjobës nga efektivët e policisë
Luana Vjollca mbush sot 25 vjeç dhe falë këtij 'sebepi' ka dyfish arsye për të festuar. Mbrëmjen e djeshme vajza e motit ka zgjedhur të presë mesnatën me motrat dhe mbesën e saj, ndërsa është 'shënjestruar' nga policia për t'u gjobitur.

Luana ka postuar video në Snapchat të këtij 'momenti kritik' ndërsa nis të 'debatojë' me policët me një lloj dialekti të sforcuar kosovar, duke i premtuar atyre se shkelja që ajo ka bërë ishte e rastësishme dhe nuk është diçka që e ka bërë më parë.

Pas bisedimeve, dy efektivët e policisë vendosën ta toleronin meqenëse kishte ditëlindjen. 'Fitoren' e saj me policët dhe ditën e shënuar të lindjes, bukuroshja ka zgjedhur ta festojë sot me familjen, ndërsa po hanë darkë bashkë me mamanë.
luana
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë