Ata që e kanë shikim të mprehtë dhe dinë të dallojnë gjërat e bukura, nuk duhet shumë kohë të thonë nëse diçka është e bukur apo jo. Po a mund t'ju lindë i njëjti dyshim kur shihni Luana Vjollca? Shumëkush do të thotë pa u menduar dy herë se luana është e vërtet shumë e bukur. Por kur vetë Luana këmbëngul për të kundërtën, çfarë mund të thuhet? Në një intervistë për revistën Anabel, vajza e njohur e ekranit nuk ka dashur ta etiketojnë si të bukur, ndoshta kjo vjen nga fakti që zakonisht femrat e ekranit kur cilësohen të bukura, u humbet aspekti tjetër, ai i inteligjencës. E në fakt tek Luana nuk mungojnë të dyja aspektet, prandaj ajo nuk ka pse e fsheh faktin që teksa e përkufizojnë si vajzë ekrani të tjerë të mendojnë të kundërtë. Padyshim Luana, njëlloj si motra e saj i madhe Marina i ka të dyja, por ndoshta ajo duhet të ndihet më kurajoze të pranojë se përveçse është shumë e bukur, është po kaq inteligjente.
/Shqiptarja.com










