Përveçse prezantuese duket se Luana Vjollca do të tentoj sërish në rrugën e muzikës. Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram se së shpejti do të publikojë këngën e saj më të re me titull “Askush s’do ta besojë”.

Gjithashtu ajo ka publikuar në YouTube promon  e videos në të cilën shfaqet duke interpretuar këngën,e cila duket të jetë baladë.

Produksioni muzikor i mëparshëm i Luanës titullohej “Tërbohu” dhe ishte me nota ritmike.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)