Luana Vjollca në Santorini...me
ish të dashurin e Dafina Zeqirit

Luana Vjollca në Santorini...me<br />ish të dashurin e Dafina Zeqirit
Pas një axhende të ngjeshur televizive me angazhimin si prezantuese në “E Diell” apo me projekte të reja muzikore, më në fund Luana Vjollca ka gjetur kohën për të pushuar…por jo vetëm.

Nisur nga postimet e moderators në Snapchat, mund të kuptojmë që bukuroshja e ekranit i është drejtuar ishujve grekë për të pushuar krah një mashkulli. Po cili është mashkulli misterioz që qëndron pas aparatit të Luanës?

Sipas Prive, Luana është nën shoqërinë e ish të dashurit të Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj. Fakti se prezantuesja ka nisur një lidhje me Krenarin nuk është i panjohur, por në mungesë të fotove dhe paraqitjeve publike, raportimet kanë ngelur në suazat e thashethemeve.

Është vetë Luana Vjollca që me apo pa dashje, zbuloi më shumë se ç’duhet me postimin e djeshëm kur nënvizoi datën 10 Korrik 2016, që rastis të jetë ditëlindja e Krenarit.
Nga burime të prive.al mësohet se çifti do të qëndrojnë katër-pesë ditë në Santorini për t’iu rikthyer më pas rutinës së përditshme.



Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, lëshohen urdhër-arreste për dy efektivë dhe një ish-polic

Operacioni i SPAK, lëshohen urdhër-arreste për dy efektivë dhe një ish-polic