Luana Vjollca rrëfen bisedën me kolegun në fillimet e karrierës: Më tha mos e përsërit më skenarin se je vajzë e bukur! Sot shihesh, nesër harrohesh

Luana Vjollca rrëfen bisedën me kolegun në fillimet e karrierës: Më tha mos e përsërit më skenarin se je vajzë e bukur! Sot shihesh, nesër harrohesh

Luana Vjollca

Moderatorja Luana Vjollca ka rrëfyer sërish histori nga jeta e saj personale duke i dhënë mesazh vajzave që të vijojnë të bëjnë realitet ëndrrat e tyre, pavarësisht pengesave që hasin rrugës. Në projektin “Thuaje”, Luana thotë se ka qenë e paragjykuar për bukurinë dhe zbuloi një histori tjetër bullizmi në fillimet e karrierës.

“Kam një rast në fillimet e mia, atëherë kur askush nuk besonte se do të isha një moderatore e zonja, ku fjalët ishin se është një vajzë e bukur që vendoset aty për të tërhequr vëmendjen. Unë besoja te vetja ime, punoja shumë drejt asaj sepse nuk mund të bëhesh kurrë ajo që do të jesh pa punuar”, tha ajo.

Ndë të tjera tregon se si një koleg i tha që nuk ishte e nevojshme që të përsëriste skenarin pasi ishte thjesht vajzë e bukur. Komenti nuk i pëlqeu aspak Luanës, ndaj thekson se suksesi arrihet vetëm kur punon për të.

“E vetmja gjë është që të besosh te vetja jote, atëherë kur të tjerët nuk besojnë te ti dhe të punosh fort drejt asaj që do. Megjithatë, një koleg i imi vjen dhe më thotë ‘nuk ke pse e përsërit skenarin për shkak se je thjesht një vajzë e bukur. Tekstualisht më tha sot shihesh dhe nesër harrohesh. Më bëri që të mos e harroja kurrë si koment dhe t’i dëshmoja se nuk jam vetëm aq. Vajzat duhet ta duan njëra-tjetrën, ta mbështesin njëra-tjetrën dhe të bëhen bashkë për njëra- tjetrën. Suksesi i vetëm në jetën tënde është ttë jesh ajo që ti dëshiron dhe të punosh drejt saj”, ka shtuar Luana Vjollca.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lara Colturi e mbyll vitin siç ëndërronte, tjetër sukses në Botërorin e skive

Lara Colturi e mbyll vitin siç ëndërronte, tjetër sukses në Botërorin e skive