Punëtorët në një strehimore të arinjve në Prishtinë po punojnë shumë për t’u kujdesur për një luan që dëshiron të luajë në dëborë dhe për arinjtë të cilët janë larguar nga habitati i tyre natyror kur ishin këlyshë dhe janë duke e shijuar borën para gjumit dimëror.
Ndërsa bora e parë e këtij dimri mbuloi Strehimoren e Arinjve të Prishtinës në kryeqytetin e Kosovës, vizitorët shijuan pamjen e një luani duke luajtur përpara se të strehoheshin shpejt në ambiente të mbyllura ku ishte instaluar një ngrohës për të shmangur temperaturat që bien nën zero.
“Ne e dimë që ky nuk është mjedisi i tyre perfekt për të mbijetuar, por ne kemi krijuar një vend të këndshëm për dimër dhe kemi instaluar një ngrohës që e ndihmon shumë sepse kanë nevojë për temperatura shumë më të ngrohta,” ka thënë Albana Hoti, drejtuese e objektit të kafshëve në strehë, për Reuters.
Luani, i quajtur Gjon, u shpëtua vitin e kaluar nga një restorant lokal ku mbahej për të argëtuar klientët. Ai pritet të transportohet në Afrikën e Jugut pasi të kapërcehen pengesat ligjore.
Streha, shtëpia e 20 arinjve kafe, menaxhohet nga Four Paës International, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për mirëqenien e kafshëve.
Arinjtë kanë një histori të ngjashme me atë të Gjonit, në atë që ata ishin mbyllur në kafaz në restorantet lokale – pasi ishin larguar nga pyjet lokale përpara se të shpëtoheshin.
“Katër ose pesë nga arinjtë tanë nuk shkojnë në gjumë të plotë sepse ata kurrë nuk e kanë përjetuar jetën e tyre të egër dhe kjo është gjithçka që ata mund të bëjnë, bien në gjumë dimëror dhe pastaj përsëri dalin jashtë”.