Luarasi: Politikanët s’e duan teatrin
asnjë deputet nuk sheh në sallë 

Luarasi: Politikanët s’e duan teatrin<br />asnjë deputet nuk sheh në sallë 
“Në botë teatri ka ndryshime pozitive dhe jam i kënaqur për këtë”, thotë regjisori i njohur Mihal Lurasi i ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report TV. Regjisori shpreh keqardhjen që në Shqipëri nuk po reflektohen ndryshimet pozitive. “Më e keqja po ndodh në Shqipëri që nuk po kujtohet asgjë”, thotë Luarasi, duke theksuar se “Ditëlindje të rëndësishme të njerëzve të teatrit që nuk janë sot nuk po përmenden”.
 
Regjisori Mihal Luarasi mendon se faji për mungesën e vëmendjes është edhe i artistëve. “Asnjë artist nuk bën përpjekje për të kujtuar shtetin, sepse shteti nuk është i interesuar, sepse shteti do të ketë vetëm telashe nëse teatri ka zhvillime, sepse teatri do të flas edhe për problemet që e prekin qeverinë”, shprehet Luarasi. Pyetjes se a duhet të jetë teatri thumbues ndaj ccdo qeverie e regjimi, Luarasi i përgjigjet “Po, por për fat të keq nuk duket që të kenë atë prirje, që duhet të ketë, që dramat të flasin për problemet. E kanë gjetur kollaj me ngjitjen në skenë të pjesëve të huaja”, tha Luarasi.

I pyetur nëse ka shpresa për zhvillimin e dramës shqipe, regjisori Mihal Luarasi përgjigjet se “Në qoftë se se drama shqipe nuk do të kishte shpresë, do të ishte një fatkeqësi e madhe, sepse drama shqipe trajton problemet e vendit, që janë me spec, të cilat nuk po kuptohen nga drejtuesit. Jam i shqetësuar se po nuk ngacmuan ata, nuk reflektojnë as drejtuesit”, mendon Luarasi

Regjisori Luarasi pohon se “Ditët e fundit që kam parë shfaqje në teatër ka regjisorë të mirë, skenografë të mirë, se mundësitë janë/ Më duhet të të them se vetëm se kam thënë dikur diccka jo të këndshme për politikanët, ata nuk vijnë. Ata nuk vijnë se njeherë në muaj po të hedhësh grepin në sallën e Teatrit Kombëtar, po kape një politikanë, je më i lumturi i botës”, tha Luarasi, duke shtuar se “ata nuk duan të tronditen...”
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri