Lubonja nga Kosova: Shqipëria ka
nevojë për Lindje, jo Rilindje

Lubonja nga Kosova: Shqipëria ka<br />nevojë për Lindje, jo Rilindje
PRISHTINË - Ka kritikuar jetën politike në Shqipëri nga të gjitha anët analisti, Fatos Lubonja. Këtë herë në emisionin PULS të Kohavision në Kosovë.

Sipas Lubonjës, shqiptarët si shoqëri ende nuk po mund të konsolidohen. Arsyet  janë elitat politike shqiptare të korruptuara në të gjitha anët, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai tha se ata etja për pushtet nuk i lë të organizohen dhe të ecin përpara.

“Ardhja e Edi Ramës në krye të pushtetit shqiptar, sipas Lubonjës, nuk do ta ndryshojë imazhin e Shqipërisë për shkak se Rama është i lidhur me oligarkët, pra krimin e organizuar. Ai asaj elite duhet t’i përgjigjet dhe jo qytetarit të Shqipërisë”, vlerëson ai.

Edi Rama ishte njëmbëdhjetë vjet në krye të  Bashkisë së Tiranës dhe dihen aferat e tij. Andaj nuk pres që ky njeri të bëjë diçka për shtetin”, u shpreh Lubonja.

”Shembull  tjetër është Ilir Meta”, tha Lubonja. Si do të ndryshojë imazhi i Shqipërisë me politikanin  Ilir Meta, i cili u zu duke vjedhur, duke bërë korrupsion dhe i katërfishoi votat!? – pyet Lubonja.

Ai ka përmendur se Shqipëria e ka vrimën e zezë, të quajtur Lazarat, ku realizohet 50% e GDP-së së vendit me prodhimin e marihuanës.

Krimi i organizuar ka kapur shtetin, pra gjithë elitën politike, e cila është zhytur e tëra në krim.

”Shqipëria ka nevojë për Lindje e jo Rilindje. Të njëjtit njerëz i kemi në pushtet. Vetëm kanë bërë rotacion”, shprehet Lubonja.  Edhe Aleanca Kuq e Zi i humbi votat për shkak se kreu i kësaj aleance ishte pjesë e sistemit, pjesë e korrupsionit, prandaj nuk u votua.

”Sali Berisha, edhe pse ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PD-së, ai prapë mbetet patriarku i Partisë Demokratike, e jo Lulzim Basha”, vlerëson ndër të tjera analisti Lubonja.

“Grekët janë racistë ndaj shqiptarëve, kjo as që diskutohet, por edhe ne si qytetarë të dorës së dytë jemi në vetë shtetin tonë, andaj edhe grekët nuk na trajtojnë ashtu siç duhet”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 

 
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë