Lucas Podolski e bën zyrtare, kalon tek Arsenali për sezonin tjetë

Lucas Podolski e bën zyrtare, kalon tek Arsenali për sezonin tjetë
Sulmuesi gjerman Lucas Podolski ka firmosur me Arsenalin për katër sezonet e ardhshme duke i dhënë fund kështu aventurës së tij në Bundesligë me Këlnin në përfundim të sezonit aktual. Futbollisti i përfaqësueses gjermane ka shënuar këtë sezon 16 gola në Bundesligë deri tani dhe kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e ekipit të drejtuar nga francezi Arsene Wenger.

Sulmuesi me origjinë polake ka arrritur një marrëveshje për të luajtur në "Emirates" duke nisur nga fundi i këtij sezoni dhe pritet të jetë përforcimi i parë, për rigjallërimin e Arsenalit. Nuk është hera e parë që Lucas Podolski do të luajë me një ekip elitar në Europë. Sulmuesi ka luajtur më parë me Bayern Munchen. Aventura e tij me bavarezët zgjati tre sezone që nuk ishin edhe aq të suksesshme.

Gjermani Podolski do të provojë sërish veten, kësaj radhe në kampionatin anglez. Ai është kritikuar shpesh se jep maksimumin me kombëtaren gjermane, por jo me klubet ku është aktivizuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta