TIRANE- Relatori për çështjen e AMA-s dhe deputeti i PD në Komisionin e Medias, Luçiano Boçi e quan tërësisht të paligjshme nisjen e procedurave për përzgjedhjen e kryetarit të AMA-s nga mazhoranca. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Boçi sqaron se vendime të tilla të paracaktuara dhe me qëllime klienteliste të koalicionit PS-LSI nuk do të njihen nga opozita.