Luçiano Boçi: Shteti është shndërruar në armik të qytetarit, duke e varfëruar çdo ditë

 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i Rithemelimit Luçiano Boçi akuzoi qeverinë se po abuzon në çdo fushë që operon, duke vjedhur fondet për shtresat më në nevojë për t’i shpërndarë mes qeveritarëve e për të avantazhuar oligarkët.

“Për këtë shtet hidhen miliona euro nga Bashkimi Europian. Vrasja në Shqipëri është bërë si mall klubi, të qeras me vrit iksin, të vras filanin. Po banorët e 5 majit që i ngritët me shtëpi e katandi e i latë në mes të 4 rrugëve? Apo shembjen e teatrit, apo lënien e Butrintit në duart e një shqiptarofobi? Ku është demokracia në Shqipëri? Nuk keni lënë institucion pa kapur. Bëni gjueti shtrigash ndaj opozitës. Po të rinjtë që nuk kanë mundësi të arsimohen? Milionat e qeverisjes së mirë kanë ikur në ç’drejtim? Shteti është shndërruar në armik të qytetarit dhe sillet me të duke e varfëruar çdo ditë e duke e goditur me çmime të larta. Janë hedhur miliona për konkurrencën po ku ka biznes të ndershëm në Shqipëri? Ju keni vendosur epokën e kapitalizmit të centralizuar. Biznesi shqiptar sundohet nga oligarkët. Porte, aeroporte, rrugë, po të njëjtat firma dhe njerëz. Ku i keni çuar milionat? Do flisni për zhvillim social që janë vënë miliona të IPA-s? Ku janë grupet vulnerabël që vuajnë fatin pasi shteti i ka lënë në harresë edhe pse ka marrë miliona nga qytetarët dhe fondet e europianëve. Po bashkëpunimi ndërkufitar? Shqipëria është shndërruar në han pa porta ku hyn derri dhe dosa, kokaina hedh valle në Shqipëri. Po gjelbërimi? Spektakli i prerjes së pyjeve? Ka gjelbërim, është vendi i 7-të në mbjelljen e hashashit. Grykësia juaj për t’i rrëmbyer këto fonde, një ditë do të marrë dënimin e merituar”, tha Boçi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD 500 mijë $ nga Rusia, Majko: Drejtuesit me dhe pa zyrë të japin llogari! S'është faj individual! Alibeaj: Të qenka shëruar goja! Akuza do përgënjeshtrohet


D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare