Lucio Dalla, telefonata e fundit
reagimet në botën e muzikës
VIDEO - Dalja e fundit ne Sanremo
Cesari: Ndihem i paralizuar 

Lucio Dalla, telefonata e fundit<br />reagimet në botën e muzikës<br />VIDEO - Dalja e fundit ne Sanremo<br />Cesari: Ndihem i paralizuar 
MONTREAUX- Kantautori Lucio Dalla, u gjend i vdekur nga një atak në zemër në Montreaux, Zvicër, ku gjendej për një seri koncertesh. Më 4 mars, do të mbushte 69 vjeç. Ishte protagonist edhe në festivalin e fundit të Sanremos ku u kthye edhe për miqësi me drejtuesin Gianni Morandi që prej 40 vjetësh nga pjesmarrja e tij e fundit, i shoqëruar nga kantautori i ri Pierdavide Carone me këngën Nani, për të cilën ishte edhe bashkëautor.

MITI I MUZIKES ITALIANE
Me Dallën ikën një nga yjet e parë të mëdhenj të muzikës artistike italiane, një artist me aftësi të të kënduarit të pabesueshme. NJë karrierë e jashtëzakonshme e Lucio Dallës, plot suksese e shoqëruan gjatë gjithë udhëtimit të tij. 40 vjet të historisë italiane që nga “L’anno che verra”, deri te “Anna e Marco”, që nga “4 marzo 1943 te “Caruso’ që nga “Futura” te “Piazza Grande” që nga “Ma come fanno i marinai” te “Attenti al Lupo”,që nga “Nuvolari” te “Com’e profondo il mare” që nga “Banana republic” me Francesco de Gregori, me të cilin kohët e fundit kishin krijuar një partneritet me një turne mjaft të suksesshëm.
TELEFONATA E FUNDIT
“U dëgjuam dje në mbrëmje, ishte shumë i gjallë”. Roberto Serra, miku historik bolonjez i Lucio Dallës, një fotoreporter në profesion, nuk i besonte lajmeve që vinin nga Motreux. “Nuk është e mundur. Me telefonoi dje në mbrëmje. Ishte shumë mirë, ishte shumë i lumtur dhe i qetë, i kënaqur dhe në paqe me veten. Ishte i kënaqur për një intervistë që kishte bërë – ka deklaruar Serra kur ishte bërë e qartë që miku i tij ishte zhdukur tashmë nga një atak kardiak – dhe për turin evropian që sapo kishte filluar. Më thoshte se ishte emocionuese ndërsa kthehej në vendet e një turneu të ngjashëm 30 vite më parë dhe me gjithë diversitetin e situatave, kishte të njëjtin reagim pozitiv nga publiku si atëherë. Ishte në Zyrih, ishte duke shkuar në Montreux dhe ishte i lumtur”.
REAGIMET E BOTES SE MUZIKES
Bota e muzikës dhe artit është e tronditur. Pippo Baudo në lot, duke folur për Sky e kujton kështu: “Një nga brengat më të mëdha kur erdhi me “Caruso” i vinte turp ta bënte, nuk donte ta këndonte, unë e binda: kënga u bë himn i muzikës. Të njëjtën gjë edhe për “Attenti al lupo” i vinte turp dhe unë e binda që të bënte edhe një balet që e realizoi me një simpati të madhe. Ishte një artist shumë i kompletuar: edhe në teatër edhe në muzikal. Ishte një njeri shumë i mirë”.
Jovanotti shkruan në tëitter: “Nuk mund ta besoj”.
De Gregori: “eshtë një moment i trishtë – thotë nëpërmjet zyrës së tij të shtypit – nuk më bëhet të flas me askënd”.
(ab/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj