30-vjeçari Ervis Canka, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi u kap me heroinë dhe kanabis është pjesë e SHISH. Dyshohet se Canka ka trafikuar disa drogë drejt Greqisë duke u thënë doganierëve: “Jam oficer i SHISH-it”.
Sipas verifikimeve të bëra nga Policia e Shtetit, mësohet se 30-vjeçari nuk ishte pjesë e strukturave efektive të shërbimit informativ të shtetit, por një bashkëpunëtor ose i quajtur ndryshe informator.
Gazeta “Shqip” shkruan se 30-vjeçari kishte një linjë transporti me autobusë drejt Greqisë. Nisur nga ky fakt, hetuesit dyshojnë se Canka mund të ketë trafikuar me dhjetëra kg drogë drejt shtetit fqinj duke keqpërdorur bashkëpunimin e tij me shërbimin e inteligjencës.
Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se arrestimi i 30-vjeçarit u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com

Gjirokastër, 30 vjeçari bie në kurthin e policisë, kapet me heroinë e kanabis