Dështimi i skuadrës së Luftëtarit në shtëpi ndaj Teutës ka sjellë reagime të ashpra në nivelet drejtuese të ekipit gjirokastrit.Ka qënë vetë Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, i cili në përfundimin e ndeshjes nuk ka qenë aspak  i qetë pas humbjes me shifrat 2-3 në shtëpi ndaj Teutës.

Drejtuesi i klubit ka deklaruar se nëse nuk bëhet një albitrim i drejtë në futbollin shqiptar, ka kërcënuar me tërheqjen e ekipit  nga kampionati.

 “Kur them do marr masa ose do tërheqim skuadrën nga gara ose do prishim kampionatin duke aktivizuar të rinjtë e duke mos marre asgjë seriozisht”, tha Tavo.

Ai tha se është i pakënaqur me  arbitrimin e kësaj ndeshje , duke i rikujtuar dhe njëherë drejtuesit të të FSHF-së, që të merren masa sa më parë të jetë e mundur.

 “Nuk dua te komentoj ndeshjen. Të gjithë e panë çfarë ndodhi në Gjirokastër. Nuk e di se për çfarë i duhen Federatës këta arbitra. I bëj thirrje presidentit Duka se këto gjëra nuk duhet të ndodhin”, ka përfunduar presidenti i Luftëtarit  Grigor Tavo.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com