Ndërsa Nuland shprehu vlerësim për kontributin e dhënë nga Shqipëria si një dëshmi në drejtim të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, në luftë kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në Nju Jork, ministri Bushati kryesoi Këshillin e Ministrave të Punëve te Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Jug-lindore në sesionin e 69 te OKB-së në Nju Jork.
Në takim morën pjesë Ministrat e Jashtëm të 13 vendeve anëtare, Komisioneri Fyle, përfaqësues të Presidencës italiane të BE-së dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Për herë të parë, në këtë aktivitet u përfaqësua Kosova, si pjesëmarrës me të drejta të plota dhe kushte të barabarta.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
