Rusia organizon takim në Këshillin e Sigurimit për të drejtat e fëmijëve, Shqipëria, SHBA dhe Britania e Madhe bojkotojnë Kremlinin në OKB

Duke përdorur presidencën e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Rusia organizoi një mbledhje jozyrtare për të folur mbi fëmijët ukrainas të deportuar me forcë në Rusi. Gjatë mbledhjes, përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, së bashku me ata të vendeve të tjera, u larguan nga salla e gjyqit, ndërsa komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, foli përmes një lidhje ‘skype’ duke mohuar akuzat e bëra ndaj Rusisë për krime lufte.

Mes vendeve që braktisën seancën, ishin edhe Shqipëria me Maltën. Për këtë situatë, ambasada shqiptare në OKB, ka bërë me dije se ishte vepruar në këtë mënyrë pasi kjo mbledhje e organizuar nga Rusia është një provokim në kushtet kur Gjykata Ndërkombëtare Penale ka ngritur akuza penale ndaj rusëve për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.

Lvova-Belova argumentoi se Moska është e gatshme të bashkëpunojë për ribashkimin e fëmijëve ukrainas me familjet e tyre. 

“Nuk kemi dyshime se kjo është një fushatë për të diskredituar vendin tonë”, tha ajo.

Kundër këtij organizimi të bërë nga Rusia që mori presidencën e Këshillit të Sigurimit në 1 prill të këtij viti, kanë firmosur 46 vende anëtare të OKB-së ku thuhet se Federata Ruse po abuzonte me kompetencat dhe privilegjet e anëtarit të përhershëm të Këshillit të Sigurimit me qëllim për të hapur informacione jo të sakta sa i takon rrëmbimit të fëmijëve. 

"Sot, Federata Ruse do të abuzojë më tej me kompetencat dhe privilegjet e një anëtari të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të përhapur dezinformata në lidhje me rrëmbimin e saj të gjerë dhe dëbimin e paligjshëm të detyruar të mijëra fëmijëve ukrainas. Burime të shumta të besueshme, duke përfshirë Gjykatën Penale Ndërkombëtare, Komisionin Ndërkombëtar të Hetimeve për Ukrainën, institucionet akademike, organizatat e besuara të medias dhe organizatat e pavarura joqeveritare, të gjitha kanë tërhequr vëmendjen ndaj dëbimit të detyruar të paligjshëm të fëmijëve nga Rusia nga brenda Ukrainës në Federatën Ruse. .Këto veprime të dënueshme kanë ndodhur në kontekstin e Federatës Ruse, pushtim në shkallë të plotë dhe luftë ilegale agresioni kundër Ukrainës, të cilën ne e dënojmë pa rezerva"-thuhet mes të tjerash në deklaratën e bërë nga vendet anëtare. 

Deklarata e 46 vendeve anëtare

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:21
Rusia organizon mbledhje në OKB për të drejtat e fëmijëve, Shqipëria ikën nga seanca: Provokim cinik

Ambasada Shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Amerikës ka bërë me dije se Shqipëria është larguar nga mbledhja që po mbahej në Këshillin e Sigurimit, nga Rusia për të folur mbi të drejtat e fëmijëve.

Nëpërmjet një postimi në tëitter, ambasada shqiptare e quajti këtë organizim një provokim cinik dhe thekson se gjatë mbledhjes së zhvilluar, u vendos braktisja e seancës kur përfaqësuesja e Rusisë, Maria Lvova-Belova kundërshtoi akuzat e bëra ndaj saj për rrëmbimet e fëmijëve ukrainas.

“Belova është nën urdhër arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e akuzuar për dëbim dhe transferim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas. Në vend që të ligjërojë në OKB për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në një gjykatë për t'iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura kundër saj”-thuhet në reagimin e bërë nga ambasada shqiptare.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 07/04/2023 04:19

    I moret rublat per sot?

    Përgjigju
  • Lexues: 06/04/2023 11:10

    Wow shqiperia largohet...e para who gives a fuck about us e dyta sa kujdesemi per femijet ne shqiperi..shtet patatine

    Përgjigju
  • Turi: 06/04/2023 09:51

    Lepiresa ju ka dhene urdher Juri kim por prb eshte si do tja bejne nqs ndryshon drejtimi i botes ?

    Përgjigju
  • Ahmeti: 06/04/2023 09:39

    Normal qe terroritat largohen sepse nuk din te flasin pervecse te bejn terror

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter