Macron: Kina duhet të influencojë ndaj Rusisë për Ukrainën

Macron: Kina duhet të influencojë ndaj Rusisë për Ukrainën

Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron konsideron se Kina nisur nga marrëdhëniet e ngushta me Rusinë "mund të luajë një rol të rëndësishëm" në përpjekjet për një zgjidhje paqësore në Ukrainë. Plani kinez i paqes i paraqitur në shkurt tregon "vullnetin për t'u angazhuar për një zgjidhje të konlfiktit", tha Macron në fillim të vizitës shtetërore triditore në Pekin.

"Kina ka theksuar se i qendron Kartës së OKB-së, dhe në të bën pjesë edhe uniteti territorial e sovraniteti", theksoi Macron. Ai tërhoqi vëmendjen nga rreziku i "ndarjes nga njëri-tjetri i blloqeve të mëdha ekonomike", dhe bëri thirrje për një marrëdhënie "me më shumë miqësi, transparencë, por edhe me ndjenjë përgjegjësie". "Ne asnjëherë nuk kemi qenë naiv sa i përket Kinës", shtoi ai.

Ky është udhëtimi i parë i Macron-it në Kinë që nga viti 2019. Të enjten (06.04) ai do të pritet nga presidenti kinez Xi Jinping, fillimisht vetëm e më pas bashkë me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen. Macron përpara udhëtimit i pati propozuar von der Leyen-it takimin tresh, për të folur me "një zë europian" në Pekin.

Von der Leyen: Të pakësohen varësitë

Von der Leyen në prag të kësaj vizite deklaroi një qendrim të BE-së dukshëm më të ashpër ndaj Kinës. Marrëveshja e vendosur për investimet për shkak të zhvillimeve në Kinë duhet të "rivlerësohet", tha ajo së fundi në një fjalim parimor. Ajo bëri thirrje që marrëdhëniet me Kinën të peshohen sërish.

Ajo theksoi, se BE-ja duhet të bëhet më e pavarur dhe të kufizojë rreziqet ekonomike. Nuk është në interesin europian për t'u distancuar nga Kina. Ngjashëm u shpreh edhe ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock. Në kuadër të një takimi të NATO-s në Bruksel Baerbock kërkoi një minimum të riskut në raportet me Kinën. Por sipas saj kjo nuk do të thotë shkëputje. Varësitë e njënashme sidoqoftë duhet të minimizohen.

Macron shpreson, që ta verë në lëvizje Xi për një distancim më të madh nga Rusia dhe të pengojë furnizimet me armë. "Kina është i vetmi vend, që mund të ketë një influencë direkte dhe radikale ndaj konfliktit – në njërin apo tjetrin drejtim", pati theksuar më parë Macron në palaltin Elysée.

Takimi me theks miqësor i Xi me presidentin rus Putin në mars në Moskë i zbehu ndjeshëm shpresat e varura tek Kina për një rol ndërmjetësues në luftën e Ukrainës. Që prej marshimit rus në Ukrainë përpara një viti Xi e ka mbështetur presidentin rus Putin. Pekini i paraqet SHBA-në dhe NATO-n si fajtorët kryesorë për konfliktin.

Macron shpreson për porosi në ekonominë franceze

Presidenti francez theksoi në Pekin, se Kina pavarësisht diferencave politike do të mbetet partnere e rëndësishme tregtare. "Ne duhet ta çlirojmë industrinë tonë nga rreziqet, por nuk duhet të distancohemi dhe kufizohemi", tha Macron, i cili shpreson për porosi të reja për industrinë franceze.

Presidenti në këtë udhëtim shoqërohet nga më shumë se 50 sipërmarrës. Në delegacion janë shefi i Airbus, i Club Med, Ubisoft, LVMH, Michelin, EDF, por edhe shumë përfaqësues të sipërmarrjeve të nivelit të mesëm si dhe drejtori i një kopështi zoologjik francez, në të cilin jetojnë panda gjigande kineze.

Të enjten do të nënshkruhen disa kontrata. Sipas të dhënave zyrtare invetimet franceze në Kinë në vitin 2021 ishin 32 miliardë euro. Më shumë se 2000 sipërmarrje franceze janë aktive në Republikën Popullore.

Pak para nisjes për në Kinë Macron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Joe Biden. Në këtë telefonatë ai ka shprehur "vullnetin e Francës dhe të SHBA-së" për ta detyruar Kinën që "me ne ta përshpejtojë fundin e luftës në Ukrainë dhe të ndërtojë një paqe të qendrueshme", mësohet nga qarqet diplomatike francize. Presidenti shprehu gjithashtu dëshirën, që "të marrë prej kinezëve një kontribut për përpjekjet globale të ruajtjes së solidaritetit veri-jug" dhe me "Kinën të krijojë një agjendë të përbashkët për klimën dhe biodiversitetin"./DW

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës

Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës