Izraeli ka intensifikuar sulmet kundrejt Libanit ndërsa raportohet se 31 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas goditjeve në zonat Burj al-Shamali, Kouthariyat al-Ruz, Hboosh, Marakah dhe Salaa.
Ministria libaneze e Shëndetësisë lëshoi një deklaratë, duke raportuar se viktimat përfshinin të paktën katër fëmijë dhe tre gra.
Udhëheqësi ushtarak i Hamasit Muhammad Odeh është vrarë pas një sulmi ajror në Gaza. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes së Izraelit Katz duke thënë se ai ishte "dërguar për t'u takuar me bashkëpunëtorët e tij në thellësitë e ferrit". Katz më pas shprehu "urimet e tij për ekzekutimin e shkëlqyer. Ne u zotuam të eliminonim të gjithë ata që udhëhoqën masakrën e 7 tetorit dhe kjo po ndodh. Ata janë të gjithë të vdekur që ecin kudo".
Lajmi në përditësim...
Komente





