Familje kosovare i janë drejtuar Komisionit për Personat e Zhdukur me pretendimet se gjatë luftës në Kosovë, ushtria serbe ka rrëmbyer fëmijët shqiptarë duke i dërguar në Serbi për adoptim në familjet serbe.
Zyrtarisht si nga pala kosovare, ashtu edhe ajo serbe është pranuar se në luftën e ’99-ës mes Kosovës dhe Serbisë, rezultuan të zhdukur mbi 1 mijë e 700 persona. Por ankesat e familjeve kosovare flasin tashmë për rrëmbim të fëmijëve të tyre nga ana e ushtrisë së Beogradit.
Prenkë Gjetaj, nga Komisioni për Personat e Zhdukur, ka thënë për gazetën Tribuna se një gjë e tillë nuk përjashtohet të ketë ndodhur, edhe pse nuk posedojnë shifra zyrtare. Ai ka treguar një rast konkret të një familjeje nga Fushë-Kosova, e cila pretendon se fëmijën e tyre të zhdukur gjatë luftës, e kanë parë në një televizion serb në një sekuencë të shkurtër.
“Ka qenë një rast nga Fushë-Kosova, ku axha i fëmijës së zhdukur beson se, N.N, djali i vëllait të tij, është parë i gjallë në një sekuencë filmike të shkurtër në televizionin serb B92. Dhe tani ai beson se djali i tyre është i gjallë dhe i adoptuar nga një familje serbe. Fjala është për rastin e Lozhanit ku në autobusin e ushtrisë serbe i kishin futur civilët shqiptarë nga Fushë Kosova, të cilin e kishte goditur pjesërisht një predhë e aeroplanit të NATO-s.”, ka thënë Gjetaj.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com